Fjalë të urta nga Iliaz Bobaj
1. Pasojat që lë pas padituria, shpesh, janë jo më pak të frikshme, se rrënojat që lë pas barbarizmi.
2. Shpresa tregon se ekziston rruga, dëshira e gjen rrugën.
3. Shpesh, kur njeriut i ndodh diçka, pesha e opinionit që duhet të përballojë, është më e rëndë se ajo e ndodhisë.
4. Tek e bukura, ruaj më të bukurën.
5. Thashethemet janë koshi i mbeturinave të njeriut.
6. Iu ka kaluar koha kështjellave, por jo lavdisë së tyre.
7. Vetja gjykohet me të shkuarën, por matet me të ardhmen.
8. Zgjuarsia ka dy bija: drejtësinë dhe dinakërinë. Ajo shkon sipas interesit, herë më njërën, herë me tjetrën.
9. Zhurmën nuk e bëjnë bletët, por brumbujt.
10. Të folurit është një britmë që pushton hapësirën, heshtja është një britmë që pushton shpirtin.
11. Shtëpia e njeriut të paditur, është pa dritare.
12. Lumturia që nuk jetohet, i ngjan një ëmbëlsire që nuk shijohet kurrë.