Poezi nga Anila Mihali Qirjazi
Në ditëvdekjen e shpresës
Do ikë dhe ajo
e fundit e të fundve
Kur lulet të jenë vyshkur për dorën
dhe pikën e ujit,
S’do ketë më vajtoca mbi krye
në shtegëtimin e shpirtit ,
Nën tokë vetëm një vend të vockël fare
Dhe lotë të tharë prej kohësh.
Si mbetet gjë tjetër
Vec ta thurrë vetë me thupra eshtrash
banesën e fundit.
Për amanet ,
gjithë njerëzimin
Që në fluturimin e jetës
S’pyeti kurrë pse shpresa vdes e fundit .