Poezi nga Miradije Ramiqi

Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
Prishtinë
 
Një këngë dhe një kujtim
në mesnatë lidhin nyje
mallin dhembjen dëshirën
pëshpërimë në ngjyrë
zë i ëmbël dhe i rrallë
valët flakë (k)thehen nga thellësitë
si Orfeu me telat e tij
një ngjizje në kornizë
në pëlhure të zemrës
dridhurin një shpirt
e (k)thyer gjithmonë
dritë e jetës
e shtrenjta dashuri
në një vend përmallshëm
ditë e madhe po lindë
 
 
 
Ditëlindja e dytë në Paris
 
Njëmbëdhjetë shtator e dymijë e shtatë
përkujtim gëzimi e një tragjedi
kësaj radhe jo në Prishtinë
me Venerën në Paris
për paqe në botë uroj
ngre dolli Gëzuar në shqip
ditëlindjen
në rrugën Friiburge
në cafe-restaurant ”Monn ami”
miliona njerëz përkujtoj
dashuri e miqësi
gjetiu nëpër botë shpërndarë
me dhembshuri për Mannhatan
për shpirtrat e viktimave
kur pa përshëndetje ikën
vdekjen rastisen
ngre gotën në Paris
me Venerën
njëmbëdhjetë shtator dymijë e shtatë
edhe njëherë ditë e martë
në Paris kjo ditë rastisi
(si në Paris me mijëra befasi )
edhe një vit pas vete mori
e unë përshëndes
”Orevouare Paris”
për një datëlindje tjetër
të festoj ”je revieen” përsëri
Paris-Prishtinë.
 
 
 
Valësi i ngjyrave
 
Me brushë në dorë, ngadalë si e përgjumur e pikturoja ardhjen
tënde nëpër pëlhurë që e kisha përgatitur një ditë më parë për atë
peizazhin e humbur gjithashtu një ditë më parë. Përnjëherë, më
kaploi një e rrëqethur, tërë trupi më dridhej, vetëm brusha ecte
vetë nëpër pëlhurë,
gjarpëronte nëpër të, ashtu plot ngjyrë, pikturonte rrugën në të
cilën duhej të vije Ti e t’i japësh emër kësaj vetmie, e cila më ka
mbuluar me këmishën tënde të harresës. Vetëm ardhja jote
shndërrohet në uratën time dhe rrëmben valsin e ngjyrave e
ngadalë shkrihet në pëlhurën që rri kundruall meje dhe sikur do
që të të shkrijë edhe Ty në këtë akt arti.
Hetoj se në mua diçka po ndodh, çdo gjë që ishte më parë në
vendin e vet, kishin dalë në trajta të tjera dhe më mbulonin me
bukurinë e kësaj mbrëmjeje në valsin e ngjyrave.
Vesha këmishën tënde të harresës dhe mora udhën e zonave të
mallit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s