Poezi nga Irina Hysi
Trazim
O Shpirt, o trazim, rri i qetë…
Më hyn kudo, në tru e në trup,
ç” ndërlikon e fermeton, si turfullon!
Më ke marrë me vete
si një zog Malgjeri Shenjë”,
herë me zjarr e herë me hënë..
dhe sa kohë zemrën zhvendos,
ndër shkëmbinj yjet m” fundos.
Pse fundshpirtit më ke lënë, por çliromë…
vragën e zënë, më thuaj, ku shkojmë?!
Shpirt, o shpirt, qetësohu pak,
pushoje gjithë atë flakë që ndez në gjak.
Mos më ler gjetkë të harruar?
Oooo sa i çmendur je? Eja pak…,
nxiton, natëditë, ashtu tërbuar
qendra jote përherë e papërqëndruar.
Kthehu shpirt, rri këtu me mua. Zgjohu pra…
Thirr e thirr një gjysmë shkuar…
S’ më dëgjon. Je këtu, as më flet, as tregon…?!