Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Furi

Stuhia matet në lis
e lisi është burrë!
si grua me flokë të gjatë mas aq sa duhet të mas
për të mos tharë rrënjët e lisit!
Të mbirët mbi të dheut
lulojnë gjarpërinjtë e gjakut
që bëjnë fole në mua e më kafshojnë hovin!
Në gruan e fisit
furia me vrulle të vetpërmbajtura
peshohet në degët e lisit!
Je ti që jeton furishëm në mua…

 

Pengu i gurit që qan në mua

Vij nga një racë e fuqishme, e lashtë
stolitë e mia,
thesaret e mia,
janë varrosur nën këtë gur!
Muret ciklopike që ndërtova,
paraheronjtë ,
janë varrosur nën këtë gur!
Zanat e reve,
gojëdhënat e mia,
janë varrosur nën këtë gur!
A e njihni dhimbjen e gurit?!
Lotët e gurit?!
Pengun e gurit që piu shekujt?!
Qan me lot gjaku
prushet e tij të rrëfimeve
janë doket e mia,
profili im,
portreti im ballor!
Bir i tokës e i qiellit isha
bota lindtte e unë këndoja
bard malsor i verbër si vetë Homeri
të miat ishin rrufetë,
e imja ishte udha!
Nën këtë gur është varrosur dija
është mbuluar me kafkën time
të ashprat punime,
poezia e mirë,
vera e mirë,
shijonin në gjuhën time!
Jam thyer e tulatur nga humbjet
betejat e mia,
luftërat e mia,
m’u vodhën mbi varrin tim!
Asgjë nuk është si më parë
lezioni i palcës sime
rënkon në këtë gur!
Cfarë ligjërate tragjike mbart në vete kjo tokë,
cfarë pengu!
pse tragjedia e vërtetë nuk është shkruar akoma
nuk ka skenar të mbledhë thesaret e mia,
stolitë e mia,
nuk ka shekspir të gërmojë gjuhën time si dheun
e të qajë për këtë gur?!
Asnjë Hamlet s’po mund ta shohë kafkën time
e të më clirojë nga ky peng!
Është pengu i gurit që qan në mua…

 

Obsesioni për dritën

Dritat shuhen në muzg
xixëllonja nuk janë por dhe po të ishin
barku i ndezur,
i oksiduar,
mishngrënës
– nuk është akullthyes!
Të ftohtat drita
llamburisin fragmente pa lidhje
te thata,
sterile
-përzgjaten në gjendje të dobët, të mjerë
kaq herët…
kaq vonë…
Cfarë shumatoreje jemi?!
E dëshiruara dritë,
e ndezura dritë
llamburit nga koha mishngrënëse
që kurrë nuk u nginj me ekzistencë!
E ushqyer nga ne
na qurravit e na pi me kupë drite!
Dhimbja do të ishte ringjallje-por ajo
na paralizon si shkëndijëza – kërrmillin
duke na bërë të pandjeshëm…
– na lëngëzon imagjinatën e na pi
– duket flakur mbetjet!
Në korridoret e errëta të psikikës
ka një dritë të zbehtë, të ftohtë
që quhet – obsesioni për dritën!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s