Poezi nga Rami Kamberi
MOJ IKONË, E KËNGËS SHQIPE…
Odeone e tokës edhe qiellit
Këngën e shqipeve, që e shenjtërove me përjetësi
Sot rrezaton si rreze e diellit
Me nurin e shenjtë, me jehonën e zërit e me çifteli
Ndër zemra të plisave e ndër male e maja të bjeshkëve krenare
I mbete jetës me sytë e bebëzave, gurrë e dashurisë e fisnikërisë
Rreshtuar nëpër pentagrame, me këngët, si germat në abetare
Si jehonat e zërit të bareshës, që na jehojnë nëpër zemrat e rinisë
Odeone e tokës edhe qiellit
Dalë nga shkuli i atdheut, për t’u shenjtëruar në përjetësi
Sot rrezaton si rreze e diellit
Me nurin e shenjtë, mbi tokën që Zoti e pagëzoi Shqipëri
KU PETALET I HAP, LULEBORA…
Sa e bukur është dita, kur ka diell
N’maje të gurit, ku petalet i hap, lulebora
I sheh shqiponjat s’ngopen me qiell
Mbi jeshilen e tokës, piktura pikturon bora
Bjeshkët mbushen, me këngë e gjallëri, si pyjet me lisa
Lumnia derdhet mbi jetë e ndër bebëza sysh të malësisë
Kullat hapin portat, udhët shqiptarçe mbushen me plisa
Këngët, degjohen zëshëm, sikur kënga, n’tela të çiftelisë
Sa e bukur është dita, kur ka diell
N’maje të gurit, rrezet e pikturojnë, lirinë
I sheh shqiponjat s’ngopen me qiell
Si sytë e plisave, kur ç’mallen me Shipninë.
DUA TË Ç’MALLEM, ME DASHNINË TËNDE….
Nënë o’ ku je, kam shumë mall
Dua të ç’mallem, me dashninë tënde, plot me shpres’
Të të puth e t’më puthish n’ball’
Si motet kur pija tambël, me ëndrrën tënde që s’vdes
Ku të të gjejë, të të them: më fal o’nëna ime, borxh të mbeta
Për tamblin që ma dhe, për përkundjet n’djep, ku më mbuloje me dashni
Për motet që më rrite kur se dija se sa e shkurtër na është jeta
Ku kujtesa të mbetet shpresë, kur dakikut i thua: po troket dera, nënë je ti
Nënë o’ ku je, kam shumë mall
Dua të ç’mallem, me dashninë tënde, nënë moj e të të them, më fal
Të të puth e t’më puthish n’ball’
Si motet kur pija tambël, kur unë buzëqeshja. ti më mbuloje me fjal’
TË JESH, GRUA…
Të jesh grua e të të bekoj Zoti
Gurrë e lindjeve, që të pagëzon, nënë
Sikur mbi dashuri kur pikon loti
Të jesh, më shumë se diell e yje e hënë
Me tamblin e gjinjve, jetës t’i falish jetë e dashuri
Dhimbjen, ta ndjeshë si lumturi nëpër lotët e gëzimit
Që të mbetesh odeon e ikonë, nuk ka më fisnikëri
Në tokën e Zotit, ku lundron lumi i jetës së njerëzimit
Të jesh grua e të të bekoj Zoti
Gurrë e lindjeve, me buzëqeshjet përjetësi
Sikur mbi dashuri kur pikon loti
Se pa ty s‘do ishim ne e s’do kish as Shipni.