Cikël Poetik nga Arqile Vasil Gjata

Cikël Poetik nga Arqile Vasil Gjata
 
 
E SHËMTUARA…!
 
Dhimbja ime jeton tek e shëmtuara…
ka, kaq shumë
sa ato bëhen lule,
shëtisin nëpër rrugëtime.
Lulëzojnë të shëmtuarat,
ato janë e sotmja, vet jeta,
ngjajnë si ne
nuk zbehen nga dashuria!
26 janar 2013
Nuk Pata Kohë të Qaja!
Me zërin e vjeshtës erdha tek ti
kur era valviste gjethe.
Unë jepja e merja me buzët e tua,
kur ti putha ata sy
nuk pata kohë të qaja!
Qava me ngashërim
kur era…
të zhveshi lakuriq,
të bënim dashuri.
 
 
 
…AMBJENT FEMRASH
 
Në nderim të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte dashurinë e parë E.L
 
Ishte ambjent femrash
ato punonin, këndonin e mallkonin…
Më të bukura se kurmi i tyre
ishin kujtimet e disa orëve më parë,
lënë peng… tek i ngrohti shtrat!
Një nuse e re lëshonte buzëqeshje,
nderur mbi qerpik
i rinte një puthje e paharuar!
Ishte si kukull…pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve…e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje.
 
 
 
…DITË GREVE NË ATHINË!
 
Në greva,
zakonisht ditëve të mërkura
në bulevard…pranë statujave
atje,
ku lulet janë tharë!
Turma me emra e kërkesa
bashkuar rreth banderolave, flamuj
bashkë me pëllumbat,
atje, tek sheshi Sintagma.
Athina ka shumë diell
muret e shtëpive të ftohta, vetëm pakë bukë,
rrugët mbushur me lypsarë, reklama pa drita!
Të gjithë të vetëm, përtypin fjalët e tyre,
të majmurit janë shurdhuar
në shtëpit e turmave nuk ka zjarrë.
Sa keq…
tani, Athina është zvogëluar
kazanët e plehrave boshatisur,
shumëkush vret veten…!
Ka kohë që Evropa e do shumë Athinën,
Athina është e mobiluar bukur
me gurë madhështor, filozof që mësohen
pasqyrat e Afërditës që shikojnë me shumë sy!
E mjera turmë…
nuk po mëson dotë format e vdekjes
shkaktuar nga qirinjtë e ndezur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s