Cikël poetik nga Nehat Jahiu

Cikël poetik nga Nehat Jahiu
 
 
SHUMË VITE E SHEKUJ
 
Shumë vite shekuj me radhë
të shtrydhen e të ranë në ballë,
s’të lanë t’përkundësh n’djepa
prap ti mbete n’kulla t’vjetra.
 
Të shanë gjithëçka të thanë
të burgosën e të qetë s’të lane,
të dogjën e të torturuan
ty kurrë kurrë s’të gunjëzuan.
 
Të vranë e të sakatosën
të ndanë e të plagosën ,
të shanë e të dhanë plagë
ti e fortë mbete e fortë mbete gjallë.
 
Të zhveshën të lanë lakuriq
të lanë pa hënë diell e dritë,
edhe rrufeja kur të gjuajti në kokë
ti u mbajte u bëre edhe më e fortë.
 
Të lodhën e të shkatërruan
të ndrydhën e të coptuan ,
ty ta ruajtën emrin Kosovë
trimat trimat dëshmorë.
 
 
 
DESHA TË JU SHOH
(dëshirë e luftëtarit të vekur)
 
Desha t’ju shoh
lule të bukura duke çelë
t’ju shoh lule buzë Drinit,
atje në rrafsh të Dugagjinit.
 
Desha t’ju shoh o lulëkuqe
atëherë kur lulet do t’i quajm lule,
t’ju shoh të bardhë
dhe t’ju them se tek ju kam ardhë.
 
Desha t’ju shoh moj lule
me këngët e mia nga pranvera ,
t’ju shoh lule me këngët e mia
s’bashku me shqipen aty aty n’Çabrat.
 
Desha t’ju shoh lule
t’lulëzuara mbi ato varre ,
t’ju shoh atje diku n’Junik
t’ju shh n’malin e bukur n’Pashtrik.
 
Desha t’ju shoh lule lule të bukura
t’ju shoh n’pranverë s’bashku me flutura,
t’ju shoh gjithkund t’ju shoh n’Gjakovë
atje atje në Kosovë.
 
 
 
ME GJAKUN TIM
 
Nënë unë me gjakun tim
e përkëdheli Kosovën me ty e për ty,
për çdo shkëmb e për çdo gurë
humba nga një gëzim vrava n ga një trishtim.
 
Nënë nëna ime ti oj loke
erë Ilire i vjenë kësaj toke,
fushae male janë krenarë
gjak i derdhur ndër Shqiptarë.
 
Nënë ,nëna ime ti nënloke
gjëmë ilire i bie kësaj toke,
ujë i ëmbël n’kroje e n’gurra
do të ketë më shumë këngë më shumë burra.
 
 
 
GJITHKUND
 
Nën pllakë mermeri
i shkruar është emri ,
nën pllakë me gurë
shihet një flamur.
 
Në çdo gurë nga një plis
thellë në tokë nga një lis,
lisa t’fortë që në tokë kanë ra
për atdhe e liri janë vra.
 
Gjithëkund n’fusha e n’male
duket nga një varr,
mbi varr lulëkuqe kurorë
shkruar emri dëshmor.
 
Nën pllakë nga guri
del i kuq flamuri,
një gjak i zi shqiponje krenare
nën pllakë guri të besës shqiptare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s