Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

***

Atdhe, u linda në fshatin
e misrave hibridë, e vogël një pëllëmbë,
me thesin si shkëmb, Sizif të rëndë,
nëpër vijat pafund, misrash gjigandë.
U rrita, tek ti, edhe brohoras, akoma për Ty,
por erdhi ora  të largohem pa të sharë Ty.

Po ju lë, të gjithë bashkë
të hani e të pini Shqipërinë,
në fund si zakoni i dasmës
të përmbysni të fundit tavolinë.
Po ju lë të gjithë bashkë
të urrej nuk kam mundësi,
sepse thellë e thellë ndjej
nuk kisha kurrë tek ju shtëpi…

 

Po ti, kush je?

po ti kush je
po mbiemrin si e ke
them, se mos jemi gjë kushërinj.
Shpirtëra të mbytur, duan të më mbysin,
trupa të lehtë, në sipërfaqe më ngrenë…
Nuk kam më armiq se u mësuan me mua,
vritemi me diell, qahemi me hënë…

 

***

Dhimbja ime
fillon tek shegët
vazhdon tek fiqtë
mbaron përgjithmonë.
Dhimbja ime
më madhe se Antigonit,
më e madhe se e Minelaut,
më e madhe se i Solomosë,
më madhe, se kofshët me helm….
Dhimbja ime
pse më zhdukën fotografitë
dhimbje e errët e pa diell…

 

Sa mirë

Kur të gjithë më harrojnë
më duhet veç një prehër i butë
të shkrihem tërësisht në pikturën tënde
e mundohem të rigjallërohem …
Ah, o 20 vjeçari im!
Sa mirë, që nuk u ktheva tek ty,
sa mirë, që kam një send e dashurohem,
sa mire, e kam dikënd e pi raki
sa mirë bëra që s’ u ktheva tek ti…

 

Do të, dot…

Do të më dërgoje letra
letra pafund, letra minifund,
sa nuk do të pushoje kurrrë…
Letra të shkurtra, letra si lumë,
letra, kulturiare, letra…letra
letra që të nanurisnin
të ëmbëlsonin në gjumë….
Letra magjistare,
sa të çmendesha
më në fund.

Të braktisja për ty Akropolin
të zihesha për ty me Posidhonë….

Po në shkëmbyem
vetëm dy dele dhe ato
ujku i heshtjes po i ha,
nën qimen ku kullosnim errësirën
që e frymë dhe bëmë sa një tra.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s