Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Ti ende pret…

E sheh një yll që të pëlqen,
pret të ndodhë diçka si në magji,
me vrap po vjen lajmëtar i shkretë,
me gurë në trastë e mollë në gji.

Me ditë dhe netë ti pret me shpresë
dhe ende mbytesh në magji.
Në rrugët e jetës takon plot njerëz,
asnjë profet s’të hyn në sy.

Mendon se ylli të është fikur,
mendon diçka e s’të vjen në mendje,
po bash atëherë një lajmës i krisur,
vjen të gërvishë në jetën tënde.

Ti ende pret me ditë dhe netë,
lajmëtari i moçëm rrugën djerr.
Dhe pritja jote parandjenjë,
laget në shi, thahet në diell.

 

Ma shpalos qiellin dhe detin

Ma shpalos qiellin dhe detin
perëndimi
qē përngjan me një magji,
me një amshim.
I shoh në të njëjtën kohë
hënën dhe diellin,
në çdo agim të ditës së re,
që asgjë nuk mban për vete.
Çdo mëngjes edhe çdo mbrëmje,
më shprehet qielli dhe deti në sy,
një diell udhë çdo mbëmje,
një qielldet çdo agim.

 

Imazhe reje

Qartësinë e pasqyrës
kurrë s’e pashë,
as qiellin krejt blu,
të hapur para meje.
Mjegullën që ruaj në sy
e nxjerr përjashtë,
dhe shoh më përtej
imazhe reje…
Një re tirret e mbështillet
në qiellin ëndrrimtar,
e krihet në pasqyrë
ndër hijetina.
Në vende ku s’ka diell,
ku s’ndrin as s’ngroh,
shpërthejnë veç vetëtima.
Dal të mbledh vetëtima
mbi barin e shkelë,
ku fluturat e bletët kurrë s’ulen.
Ky mot me shi
që shkon e vjen,
rrufe lëshon mbi mua.

 

Përtej ylberit

Përtej ylberit
çelen në fytyrë mimozat,
e nesërmja ec nëpër kohë.
Shkurtit i them:
Hajde si prilli,
ndryshe s’të njoh!

Një kapërcim ëndrrash,
ia zgjon kujtimet qiellit,
yjet zbresin mbi bar.
Etje ka lumi,
se nën re pluhuri
fshihet dielli.

Paj vjen një zë si vetëtimë,
krijohen re pa shi
e dita humb.
Ti ik si të ishe rreze dielli,
larg sysh
e nuk le gjurmë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s