Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Çdo ditë kthej sytë qiellit,
të të gjej mes reve ty.
Ty,
që tash sa vite fshehur rri.
Zbrit vetëm një çast,
dhe puthi sytë e mi,
Zbrit vetëm një çast,
më kthe sërish fëmijë.
Zbrit si ag, siç ishe ti!

 

***

Dielli picëroi qerpikët e gjatë
mbi dheun e ri…
Rrethuar hijesh,
unë mbjell lule nën brerima lotësh!

 

***

E ke provuar dëshirën të qash,
ulur buzë dritares me sytë në re?
Ke ndjerë së brendshmi,
kënaqësinë që të jep një kokërr lot në rënie?
Derdhjen e tij të beftë syve?
Prekjen e lëkurës me gjurmët e lagura?
Po ëmbësinë e kripur, kur të puthin buzët,
teksa ti rrufit hundët?
Po simfonin e pikave,
duke i numëruar mbi pëllëmbët e hapura,
e ke dëgjuar?
Ke provuar të qash nga qetësia e shpirtit?
Ah! I dashuri im!
Të uroj të qash…

 

***

Jemi larg.
Lëkurët e murrta pritjes
u bënë eshkë e thatë.

Si larg?
Si buzët që çahen,
e një puthje se jap.

Sa larg?
Sa shpirtin e mardhur,
se ngroh asnjë flakë.

Pse larg?
Sepse mushkria e frikës,
dashurisë nuk i bën hark.

Jemi larg.
Erërat e murlanit plasaritën shpirtërat,
ngrinë fjalët që s’u thanë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s