14 SHKURTI dhe 1 PRILLI: NJËRI “SHËN”- TJETRI LEI FEN… ( Më fal, Zoti im që ende jetoj në kohën që askush s’e di!) / Iliriana Sulkuqi

Iliriana Sulkuqi

 

14 SHKURTI dhe 1 PRILLI,
NJËRI “SHËN”- TJETRI LEI FEN…

( Më fal, Zoti im që ende jetoj në kohën që askush s’e di!).

***
Lei Feni u krijua si personazh i vërtetë, në Kinë, për të dhënë shembullin më të virtytshëm të një HEROI.
Dhe…, sipas shembullit të tij…, u vetëmohuan mijëra e mijëra bij nënash, edhe kur nuk ishte e domosdoshme…( të paktën, u “mbollën” ca virtyte sakrifice…).
-14 Shkurti, emblema e Dashurisë së Shenjtë, nga atje ku u sakrilegj, filluan ta eksportojnë dhe ta importojnë, si mall tregu, edhe pse ishte Madhështi SUBLIME e DASHURISË. Shumë mirë u bë, se njerëzimi kishte dhe ka nga dita në ditë nevojë për SHENJTËRIME … !
1 Prilli – Dita më e bukur për të gjithë ata/ato që gjithmonë kanë thënë të vërtetën dhe duan të “gënjejnë” një herë në vit ( si me shaka).
– Kur kemi 1 Prillin, përse na duhen gënjeshtra për heronj e për Shën Dashuritë e pa dashuruara…?
Shëtita pash më pash internetin, por s’të gjeta të virgjër, DASHURI!
VO:
Iliriana dhe unë – asgjë nuk është personale. Pa këto data e personazhe, jeta ime ka qenë dhe është e mbushur me sakrifica e dashuri gjithëkohore, nga kolegë, mike, miq të vërtetë (edhe në 1 Prill), si trashëgimi nga vij.

Brooklyn, dje, sot, nesër e përgjithmonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s