Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Shkruaj…!
 
Kam shkruar për ju pa pushim,
e më pas për t’ ju rrëfyer
dhe çdo herë më shumë,
kur gotat i puthnit
nga uji flakë dilte,
ndërsa tëmthat pëlcisnin,
në zjarr të alkolit veshur me figura grash që digjeshin…
 
Enigmë e çmendurisë më dukeni,
një kuitz i parëndësishëm,
dinim ku shkonit e praj nga vinit
rëndom në të ushqyer
rëndom në shije, veshje e prerje flokësh..
 
Imazhe të boshllëkut të shpirtit.
 
Çuditërisht sot,
shoh fytyrën e të dëshpëruarve,
verdhësinë varur harkut të Hënës
e mërmërimave që shkojnë bashkë me erën.
 
Unë e di, si ju pushtojnë vizionet
tashmë të venitura,
zakon që pushton gjithçka,
e sjell të tjera stuhi të mëdha.
 
Kështu që unë shkruaj:
 
Për fytyrën tuaj të gjallë,
të vdekshme dhe të përjetshme
syve të vegjël që lëvizin
e shkarraviten në karbonin e zi të smogut.
 
Dikush hedh një bisht cigari
dikush shan pllot mllefe,
dikush kërkon në gotën e boshatisur
shijen e jetës së tretur.
 
 
 
Mallëngjim
 
Udhëtoj mëngjeseve t’ heshtura
të largoj mendimet larg
ulem të pushoj në park
të humbas mistereve romantikeve të pyjeve.
 
Madje të bëj piktura, mbi pëlhurë të qiellit,
.. duart t’ mi bekojnë këta engjëj!
 
Në të ftohtin e dimrit
lumturia fshihet pas portës
zemra nis të ketë ftohtë
e të dridhet ajrit thëllim të natyrës.
 
Pastaj kthehet në Pranverë,
ku ju vini bashkë me shkëlqimin e rrezeve,
më puthni mua,
nën hijet e drurëve t’ sapoçelur
qetësisë së brishtë,
fëshfërimave të gjetheve.
 
Leri duart t’ mbyten në flokët e mi
dhe Hëna të fshihet përsëri.
 
Toka, unë dhe ti bëhemi një,
mes lumit t’ nxehtë të përqafimeve
…, e kështu të njomim dhe barin
me lotët tanë të mallëngjimit.
 
 
 
Nostalgji
 
Mbrëmje e zbritur nga muzgjet
me një gjerdan plot flutura,
frymëmarrje që ndihet plogështi,
 
Doja të vrisja nostalgjinë,
që qeshte, qeshte si e marrë,
si një zjarr,
si një perëndim në ikje,
si një shkëlqim që gati po shuhej.
 
E kur të largohej,
si hije gjysmë e ndriçuar,
sytë hapur do mbaja,
në një cep,
ku të rrëmoja kujtimet e mia.
 
I lashë kopshtet e mendjes
të mbulojnë zambakët e bardhë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s