Poezia është vetë jeta me përmasat dhe dhimbjet  e saj! (Për vëllimin poetik “Nerthus“ të Marjeta Shatro-Rrapajt) / Nga: Bekim Alizoti

Poezia është vetë jeta me përmasat dhe dhimbjet  e saj!

(Për vëllimin poetik “Nerthus“ të Marjeta Shatro-Rrapajt)

Të bëhesh poet apo poete duhen gjëra dhe sende të thjeshta:laps,letër,heshtje,vetmi,ndërsa frymëzimi poetik është hyjnor dhe spontan,dhuratë e Pegasit Mitologjik dhe Muzës së Dhjetë Safos,Kështu ndodh edhe me vëllimin poetik”Nerthus” të Marjeta Shatro-Rrapaj,artin e thurjes dhe vituozitetin e fjalës dhe mjeshtërinë e metaforës ajo e ka të lindur.

Në këtë vëllim dhe me këto poezi e art të fjalës,poetja të kap në rrjetën e nocionit të filozofisë së të qënit.Në grackën e shpirtit fluturak që kërkon prehje edhe kur bota e tejbota janë në paqe.Në këta vargje ajo transmeton ndjenja dhe nuk i shpreh ato, por në heshtje fton një aktor me përvojë skenike në aktrim, inpresionues që t’i shpreh ndjenjat e vargëzimit të saj.Poetja realitetin e kalon në filtrin romantik të shpirtit të tij hyjnor,të ndjesive të veta.Po të hysh në thellësi të poezive dhe t’u drejtohesh atyre, vëren se ato i hapin vetë dyert e befasueses,ato janë pa dryna,kanë vargje të rrepta dhe që çajnë nëpër ndjesi dhe kalojnë çdo prag,fjalët e tyre janë një lloj “Zgalemi”energjik,që gjejnë dhe tjetërsojnë edhe Gjithësinë.Kjo shprehet natyrshëm te poezia “Shpirti i lire”:

“Si zog i lirë dua të fluturoj

Në tejqiejt e panjohur

Pastaj të shndrij si diell”

Vargu i poezive është brilant,spontan e i natyrshëm,jo i kërkuar dhe i zbehur nga kulla e”fildishtë”,por ka frymarrje poetikë dhe nerv jetësor.Poezia e Marjetës nuk zhytet në mistere dhe labirinte mistiçiste dhe të zymta,por ajo shëtit e lirë në muzikën e shpirtarave, duke u endur në lëndinat e thella të detit, të syve, të hapësirës dhe Gjithësisë.Titujt e poeziave janë  sa  kuptimplotë aq dhe intrigues e tërheqës për lexuesin;Mesditë, Ka caste,Heshtje,Ti det.Shpirti i lirë,Paskohë,Fatalitet,Ikja ime, Emocion  etj.Këta tituj të çojnë në relakse njerëzore dhe dehje hyjnore, në çaste perëndimi,në stinët e jetës,humnerat e heshtjes,kanë një trajektore që vjen nga perëndimi magjik i diellit detet,brishtësia e engjejve ,e thellësia e Universit.

Poetja është e shqetësuar.Ajo me ndienjën e saj që e ngacmon nuk ka prehje.Shtegton në shkallët Danteske,për të gjetur përsosmërinë  dhe përjetësinë e nëntekstit poetik të poezive të këtij vëllimi.Ajo herë zhytet e zbret Ferrit duke  ndjerë dhimbjet e “mëkateve“poetike.Herë pendohet e qëndron në Purgator,duke “bekuar”qënien njerëzore me fatin e saj që ka në këtë botë dhe jetë të mbushur më vese dhe sfida, dhe pastaj e shikon në harmoninë e zemrave në Trëndafilen qiellore të Parajsës.Ajo është  një krijuese “Futuriste”në përdorimin dhe thurjen e fjalës.Duke u harruar mbi flatrat e Pegasit ajo shpesh e “humb toruan”duke  ëndërruar “netëve pa hënë”, “ Humnerave oqeanike”,Thellësive të shpirtit” dhe bën stacion e qëndron në planetet e gjeneratës tjetër që do të gjejnë një stacion tjetër shpirtërore për qënien njeri!

Marjeta Shatro-Rrapaj

Këto  të bëjnë që pa frikë t’i quash këto poezi imazhe dhe piktura që flasin dhe imazhet e tyre piktura që heshtin.Në çdo varg këto poezi rrezatojnë mesazhe  dhe ide për çdo kohë e brez,dritë jete,nektar dhe ujë magjik të mbartur nga çezmat e Kupidit dhe të përcjellë me “bekim”dhe dashuri hyjnore te lexuesi bashkëkohor.Të zotërosh artin poetik të poezisë do të thotë të jesh mjeshtër i mbretëresh së figurave,metaforës,që të pushtohesh natyrshëm me ëndërra fluide të përjetësisë.Nuk e teprojmë po të përmendim  fjalët e princit të poezisë dhe lirikës shqiptare të cilat i shkojnë natyrshëm dhe lirshëm këtij vëllimi të Marjetës të mjeshtrit Lasgush Poradeci:”Nuk ka art për art,por ka art ashtu siç e do artisti.Art kulmor.”Nervi poetik i strofave të shumëllojshme sjellin peizazhin e vetmisë,të gëzimit,të vizatimeve, të gjuhës së syve,të lotëve,të plagëve të shpirtit,të fatit.Të vuajtjeve nga nata e brengave,të këngës që e fundos në setrën e Orfeut,në zjarrin e mallit të fshehur.Poezitë me një stil të lehtë dhe elegant sjellin një frymë poetike të kujtimeve kur mosha nuk dallon forma trupi por kërkon të shuajë etjen në burime të panjohura dhe shtigje mistike!Në poezinë“Rikthim,”nuk kthehet Euridika pa frymë e shpirt pas Orfeut por kemi kthimin poetik të ëndërrave rinore dhe kujtimeve nostalgjike që shërojnë shpirtin e kthejnë në gurë apo gurosin çastet e së panjohurës në dashurinë e pare,por në një kohë të re.

Poezia bën vënd në një krijues apo krijuese kur atje ka fole të ngrohtë fjala, e cila lind e rilind vlera të reja poetike  me peshën dhe ngjyrimet e saj.Në çdo vargj është shtrirë gjerë e gjatë fjala e bukur shqipe me koloritin e saj duke krijuarnjë figuracion shprehës dhe ku merr udhë e buron arti i harmonizimit të rimave dhe endjes së pëlhurës poetike që thyen,dhe arrin kulmet e hyjnores e të shprehjes.Në tërësinë e fjalorit poetik gjejmë në poezi një leksik të gjithanshëm që është stisur me strukturën e kështjellave sintaksore.

Mesazhi dhe idetë që do të përcjellë poetja Marjeta Shatro Rrapaj  është i shkrirë në çdo varg; me shpresën për ditën e re, të bukurën,detin,horizontin, sytë, zemrën, shpirtin, jo duke u lutur por në rrugëtuimin nëpër shtigje e beteja të stinës së jetës dhe ndjenjës së dashurisë që si përrallë do pushtojë botën!

Uni poetik në këtë vëllim nuk është “dvojniku“ dyzimi dyshues,por Autorja që me çdo rrokje,varg dhe strofë që  janë ngjyra ylberi i buzëqeshin çdo lexuesi dhe e ftojnë  në fisnikëri të shpirtit duke lexuar këto poezi!

Nga: Bekim Alizoti, krijues

                Sarandë,më 15 shkurt 2020

One thought on “Poezia është vetë jeta me përmasat dhe dhimbjet  e saj! (Për vëllimin poetik “Nerthus“ të Marjeta Shatro-Rrapajt) / Nga: Bekim Alizoti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s