I PAPUNI / Poezi nga Hamit Taka

Poezi nga Hamit Taka
 
 
I PAPUNI
 
Ky i papunë,
që vigjëlon me sytë përdhe,
di gjatësinë
dhe vjetërsinë e çdo rruge-
udhë pa udhë
udhë nën udhë,
udhë mbi udhë
udhë pa fund,
nën këmbë i lëkunden;
 
Ky i papunë
një treg kërkon
me çmim të lirë,
një grusht qindarka
në këmbim të djersës;
poshtërimin pranon
nga dikush që afron
atë kafshatën e mjerë,
atë zhelen e shpresës;
 
Ky i papunë
u largohet selive
u largohet ministrive
ndalet para kishës,
para xhamisë;
puth dorën parazite
bën kryq e falet
me bririn e hënës
i bie fort
këmbanës së urisë;
 
Ky i papunë
ndjen aromën e kafes,
gjellësh nga mastershefa,
zgjeron flegrat
të ngopet me avuj;
e tërheqin këmbët
në një cep tavoline,
krruan xhepat
nxjerr ca letra të grisura
rekomandime pa hajër;
 
Ky i papunë
ndal hapin në trotuare
para vitrinave
sheh gjirin e tyre
mbushur me pasqyra
dhe vlon e gulçon
kur ato i tregojnë
fytyrën e mpakur
këngën mizore
të tatuazheve të ndyra;
 
Ky i papunë
riosh me diplomë,
riosh pa punë,
riosh pa rini
me sy të shuar,
pa flakë guximi
i tutur
i kapitur
këmbëhapur pret
si trekëmbësh urrejtjeje,
si trekëmbësh mjerimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s