Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Ajo e marrosur grua,
kishte qejf beharet.
Pyeta botanologun:
-Thuamë 12 emrat e luleve.
Pastë oborri i saj ungjill pranvere
”unë e meritoj”!

Ajo e marra donte dimrin,
binjakët në Himalaja.
Për ditëlindje i çova një gotë akulli,
një thikë
dhe unë zemëngriri,
derisa më tha:
”po,e meriton”

Ajo e marra, donte vjeshtën.
Përditë me duar të verdha bëja fole zogjsh
Bija ndër gjunjë si gjethe
”e meritoj”

…erdhi ajo e marra:
-Hej, i dashur!
Mos rri si pranverë,
mos rri si dimër,
mos rri si gjethe.

Prej mundit të kohërave
s’e ndjeva veten më natyral.

Ato të marrosura gra,
ikën e më lanë për një ditë…

 

***

Sytë e mi janë si deti, -tha ajo.
Ai bëri një varkë.
-Më quajnë Era,-tha ajo.
I shtoi varkës vela.

-Mister, zemra ime, -tha ajo.
Fenerin lidhi mbi një dru.

Ditën e tretë të udhëtimit,
deti,era dhe misteri, e pyetën:
– Po gruaja?!

Mendoi se bebëzat e saj të zeza
duhet të jenë dy ishuj
ku mund të çlodhej tërë jetën,
pa e parë askush!

 

***

S’kam as det.
U munduan shumë varka
të grisnin zarfin blu.
Por deti mbetet një letër e palexuar
…sa frikë!

Jam munduar
t’i zbërthej kopsat e yjeve,
as qielli s’e heq këmishën, gjithashtu.

Prej një misteri të frikshëm,
u bëra si poeti.
Kam dëgjuar se ti vishesh me blu
Njërin nga binjakët e Ajnshtajnit
e dërgoj ku ka blu,
me ankthin se s’do kthehet kurrë

Burri yt,
duhet të jetë njeri i guximshëm,
si t’i heq tylet blu
si t’i zbërthen kopsat blu
Laget në ujërat e tua,
prehet në qiellin e gjinjve, gjithashtu.

Të nesërmen shkon në punë me një normalitet.
U thotë ”mirëmëngjes” të gjithëve,
sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ndërsa unë, dridhem…
S’kam as det, as qiell,
s’di ku të humbas, s’di ku të mbytem.

 

***

Ajo…
dy, tre yje i linte ndezur.

Drapërin e hënës
mbante varur në dritare
Pambuku i reve, fshirës i mirë!
Penda e shpendëve
përngjyhej me liqenin, kur bëhej kallamare.

Ndërsa kujdesej për gjithçkanë e saj,
mbi letrën e bardhë,
vargan, kalonin hijet e mendimeve.

Unë…
u mundova të përdor
këto ”vegla pune të shpirtit”

Ngrita një botë kartoni
si punëtor i thjeshtë.
Nëse do gjendesha, në një varg të saj,
do të ndihesha mbret!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s