Kuptova që isha vetëm / Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja

 

Kuptova që isha vetëm

Kur isha 4 vjeç, kuptova që isha vetëm.
Nisa ta doja veten dy herë,
një herë për vete dhe një herë për të.
Të jesh vetëvetja je demode, e di,
e shumë do thonë ky është çmendur,
por më mirë kështu se urith turme,
kështu një ditë shpirti i lirisë do triumfojë, qoftë edhe pa mua.

Në meloditë e preferuara, dëgjoj dhimbjet e shpirtit.
ato plagë që i mbaj mbi shpinë fëmije,
që sa herë i shëroj më sëmuren më shumë.
Mendësia e turmave vret ngadalë,
jo mua, as ty,
por shpirtrat e mbledhur në lëvozhga idealizmi…
të atij që përdhunohet çdo ditë, për një pjatë supë më shumë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s