Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

ÇAST ÇMALLJE

Një vajzë dhe një djal, të bukur si zogj,
Në stolin pranë, ku qetësohesha në park,
Putheshin e putheshin dhe kullonin lotë,
Pemët fëshfërisnin, lulet çelnin flakë.

Shikoja, dëgjoja, krejt i përmalluar
Më erdhi rinia, aty mbi atë stol,
Më miken time, dikur, përqafuar,
Si varkë e mbushur kërkonim mol.

I dallgëzuar sot deti i dashurisë,
Pranë stolit tim ku jam ulur;
Dallgët e lotëve-prelud i stuhisë,
Të isha piktor,… ç’tablo e bukur!

Nxora letrën dhe lapsin e bindur,
Besomëni, njerëz, nuk shkruaj sajime;
Mbaj mend, nga dita që kam lindur,
Si sot s’jam çmallur me rininë time.

 

AH, KJO NATË!

Ah, kjo natë,
si arkivol i hapur,
ka gëlltitur gjysmën e hënës.
Mallkimi zvarritet
drejt gropës së zezë,
yjet pikojnë klithma.

Natë,
natë,
natë!…

Eeeeeeejjj, njerëz!
Zgjohuni,
po varrosin ditën!

Ah, nata!…

 

HIJA IME

Nga dritarja e brengës shikoj hijen nomade,
me një çadër ëndrre të plagosur,
duke kafshuar mendimet e të djeshmes
për të sotmen e përgjakur.

Si zogjt e trembur zbrapsen hijet e tjera,
dita-me mëkatet e natës mbi shpinë
shetit lakuriq,
sytë lakmitarë kullojnë rrëshirë!
Zgjuar kujshëm tragjedit e vjetra,
nga klithmat e korbave ngadhnjimëtarë,
ringjallen piskamat e elegjive.

Qiejt, pushtuar nga marrëzia,
rrëzojnë eshtra ortekësh
mbi çatinë e kullave të braktisura,
flugerët dhunohen nga tufanet e kalbur.
Hija ime endet e vetme nëpër ditënatë;
por unë e sodis nga dritarja,
i pafuqishëm t’i shkoj pas.

Në karrocën e shpresës hingëllin kali
etur për lavdinë e mortit,
dhembët e heshtjes përtypin pendimin e vonuar.
Poetët ngjyejnë penën në dritën e lotit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s