Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai

Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai
 
 
ÇARÇAFI I MUMJES
 
Kapur fort
në një trekendësh të çuditshëm,
kandilat u ndriçonin
fytyrat e shenjtëruara nga pritja:
Dashuroheshin marrëzisht me erën
dhe plakeshin para se të fillonin dashuritë….
 
Në errësirë do t’u shfaqeshin
linjat e tyre dhe sekretet
një nga një
qielli do t’ vinte
si dëshirë e re…
 
Prej mishit janë
e lerini t’ ju “hyjë drita fallko”
të lodhur, të vyshkur rrëzoheshin
në segmentet shkarpa
buzët lëshonin bojë manushaqe
ngjyra të kuqërremta në letrat
e grisura si flatra
Trupin kanë mbuluar
me çarçafin e mumjes
shtruar në shtratin e vjetër
të bardhë e antik
pulsi u godet me hapin e jetës
duke sfiduar kohën e humbur,
që u iken shpejt
pa shijen e puthjes…
 
Era e ashpër u la njollë të bardhë
në mjekrrën e dashnorit të ri
e moshë me rrudhat e ballit
gulshime vitesh e fjalë shprehur
me mutacionin e heshtjes
e të mallit….
 
Dashuria kishte ikur
ende pa ardhur…
 
 
 
UDHËTARI I SHPRESËS SË THYER
 
Ngjyrat e vitrinave i përthyhen pluhrit
përplasen para syve dhe fytyrës time
truri heshte si dhoma e murgut
buzët e mia të zhuritura kërkojnë
me copa akujsh të ftohte t’ i njomë.
 
Në kokën e rraskapitur, të dhembur
më rëndojnë copa e ngjyra fjalësh,
që i mbaj mbi kurriz në heshtjen e trembur.
Nga xhamat shikoja njrerëz të dehur
në lokale të mbushur pijetarësh,
që mblidhnin me vete premtime,
si copëza të vogla thërrimesh
brenda ngelnin si kocka e kujtime.
 
Dhe unë një udhëtar i shpresës
të thyer isha, si një shtegtare
e karvanit me drejtim të humbur,
e djegur, e zhuritur si bari pa vesë.
 
E sytë më shpojnë e nuk shikojnë
nga shterja e lotit si ujëvarë
me zemer të thyer e të pamundur,
dukem si një fëmijë i vuajtur
me të dobtën kujtesë.
 
Qyteti ndriste me ngjyra të zbukuruara,
si një anktodë me rreze e diell
aty zienin takimet e njerëzeve
të netëve të gjata , ditëve për t’ u rrëfyer,
në aderesat e tyre të shkruara
nëpër copa letrash e gazeta të zhubrosura
e të grisura
në valixhe e xhaketash, përzier.
 
Të panjorit nëpër vitrina
për shtegtimin, mua më pyesnin
ndihesha e plagosur, si zogjtë
varfanjake në tokë,
kur gjuetarët i godisnin
me plumb t’i vrisnin.
 
Nga jashtë austrostadat moderne
ishin larë me shiun e natës e shndrinin me vezullime.
Unë si endacake rendja në rrugët e panjohura
të orbitës time,
konservoja ngjyra fjalësh dhe hidhërime
të shpirtit tim, si një klithmë fëmije.
 
Njerëzit tentonin të kapnin fenerët e dritave
e unë me ta nxitoja netëve të nxehta të gushtit
mbushur plot halle, me turmat e nxitura si prush,
si reja therr e diellit
rënkoja, lutesha e i qaja qiellit
valixhen time ngjyrë hiri
ngarkuar atje, dua ta hedh
me malle copa të pista letrash
brenda saj derdh
nga duart e mia “dhurata” mbështjell.
 
 
 
MË LER MUA
 
Me hijen tënde më ler të vuaj për ty
gjer sa të bësh mëkatin e tradhëtisë,
të shoh pistën e drejtimit të anijes
në detin blu të pafundësisë…
 
Dua të ushqej zemrën
me qumësht dallëndysheje
folenë të ngreh në ishujt Karaibe,
të lundrojmë bashkë, atje të pres,
të luftoj me ndjenjat e mos të vdes…
 
Si endacake rrugëve të mos endem
të gëzoj lëkurën time e tënden,
të frymoj me ajër me ty unë dua,
si Penelopa me Odiseun kur u dashurua…
 
Të luftoj me kuçedrat
dhe me gjarprin që të kafshon,
kafshimi i ikjes tënde
kohën dhe ënderrat m’ i turbullon…
 
Më ler mua jetën të jetoj
më puthjen tënde të ikur në gji,
me hijen tënde nën qerpikë
me çastet që enden në përjetësi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s