Sa gjatë e prita puthjen tënde! / Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Sa gjatë e prita puthjen tënde!
 
Puthjen në buzë, ma të amblën dëshirë
dashnia jeme, mos ma kujto!
Ti puth plot pasion, si oqeani – bregun,
sa shpirti qesh dhe butësisht rënkon!
 
Aq gjatë e prita, puthjen tënde,
me orë, ditë, javë dhe muaj!
Sa ambëlsi e saj, erdh’ bashkë me erën;
me shiun, borën, edhe me diellin!
 
Unë do të plakem, me puthjen tënde
shijen e saj, që zgjat me jetë!
Nuk kam më frikë nga porta e Ferrit
veç ti më prit, se ty do të t’ gjej!
 
Oh, le të vdes, pas asaj puthjeje,
që zhduk shumë plagë, si me magji!
Puthjen në buzë, dashnia jeme
mos ja fal kujt, gjer sa të vij…!
 
©️ANA TOMA
23 SHKURT, 2020
9:17 AM
CHESHIRE, CT

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s