Poezi nga Alba Dajlanaj / Shkëputur nga vëllimi poetik “”Në kërkim të një ëndrre..”

Poezi nga Alba Dajlanaj

 

Ëndrra

Tani e kuptoj shumë mirë
ti ishe me mua,
kur thureshin me aq dashuri
zinxhirët e ADN time.

Ti u rrite tek unë
si fëmija cdo orë në mitrën e ngrohtë,
hodhe rrënjë në neuronet e mia.

Tani..
…ah tani që të njoha ëndrra ime,
tani dua ti jap jetë dhe formë trupit tënd.

 

Mbrëmjeve

Sot orëve të mbrëmjes, – u thashë se kot mërziten pa ty,
Ne prap në ëndrra do të piqemi.

Kur korridorët e gjatë
të monologëve të mi
me avuj dashurie do të mbushen
kur ti nga asgjëja të më shfaqesh,
kështu, me pak pranver në sy
e me diej rrëzëllitës.

Përqafuar pastaj do të tretemi
në ujërat e një qielli të ngrohtë yjëzuar
të një vere të saponisur.

 

Malli për ty

Kur mbrëmja vjen dhe malli për ty
si një vinjetë më ulet mbi sup
zë e mblidhem si një trumcak.

Kur mbrëmja bie dhe kokën mbështes
si plaku në fundin e një jete
atëherë nostalgia fillon e më gërryen
si plugu tokën e butë të një vjeshte.

Kur mbrëmja vjen e kokën dua të mbështes tek ty
atëherë nga gërmadhat e kujtimeve
një tufë filigramesh të brishta
vizatojnë bukuroshen e fjetur.

 

Një lëmsh kujtimesh

Atë cast kur sytë u kryqëzuan
e kuptuam që kishim shumë mall,
në vijën e hollë të vështrimit
u vizatua një përqafim
dhe duart një diell formuan në shtrëngim.

Kuptuam se nuk ishim gjë tjetër,
vetëm një lëmsh kujtimesh ishim,
një lëmsh i zjarrtë kujtimesh
mbështjellë me harresë.

Në sipërfaqen e memories
malli pulsonte e përhapte rrathë,
rrathë të mëdhenj ndjesish e emocionesh.
Atëherë malli e ndjeu se ne jemi kujtime
dhe kujtimet jemi ne,
të lidhur pazgjithshmërisht në kohë.

 

Shkëputur nga cikli me poezi “Në kërkim të një ëndrre..”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s