Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

PO VDES DIMRI!

Po vdes dhe ky dimër
bisedave të heshtura rënë honit të trishtimit,
para syve të selvive
zhytur eterit të qiellit,
mbështjellë të papërshkrueshmes zbehje.

Po vdes ky dimër,
me vete merr copëza të pagoja jete
e statujat e mendimeve mbuluar cohës delikate të ngricave,
shndërrohen në melankoli,
të rrahjeve të njëjta,
të flatrave të shpendëve,
që zbresin mbi dallgët e shkumëzuara,
erërave zemërake,
tërbuar prej mbërritjes së pranverës.

 

MENDIM…

Ç’ prangosur dita nis ngutshëm largimin,
krahëve hedhur mantelin e zjarrtë,
hukatjes mbështjellë ndizet perëndimit
për të udhëtuar drejt një bregu të paqtë.

Me vete mori mendimin këmbëzbathur,
flladeve zhvendosur shtjellave gri
mbështjellë gërmamave të panjohura
qetësisë së vetme të siluetës njeri… .

Ndaloi hapat të veshë këmishën terr,
derdhur e humbur verbërisë së gjumit,
bri muzgut, fanitet prarimi i një ylli
drithërimës, së atij mendimi strukur…!

 

PËRPJEKUR

Poshtë qiellit enden ëndrrat e trëndafilave
rrezes së vagëlluar
që çelin sythe të pafajshme
përkëdhelur erërave të mëndafshta mbrëmjeve,
tek mbledh shiritat zjarr
netëve kur vesh këmishën muzg.

Flladi i lehtë frynte fytyrës
e më vidhte një buzeqeshje …
më falte një përqafim…
teksa më pëshëndeste…!

Udhëtova me to brenda vetes,
këmbënguljen e mësova me lirinë,
në kërkim të dritës
përmes gëzimit e dhimbjes,
çdo ditë e më shumë përpjekur.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s