Kryq i thyer… / Fragment nga Kristaq Turtulli

Kryq i thyer…

 

Fragment nga Kristaq Turtulli

Ulur në shkallët e oborrit dhe këqyrja me nge librin vizatimor me breshka luftëtare, që ma solli ima atë. Kur zilja e bronztë, varur në krye të derës, tringëlloi, kanati i vjetër rënkoi. Ngrita kokën dhe, u trondita kur pashë që u zgjat një kokë breshkë e gjallë, e vërtetë. Fytyrë dobët, sy si zare të mëdhenj, skuqur. Jaka e zbardhëllyer e xhaketës qëndronte ngritur në qafën e hollë si gjel i skopitur. Ngriva me libër në duar. Koka e shogët tërhoqi me përvuajtje shpatullat e ngushta dhe qëndroi ashtu një copë herë, gjithë ankim. Befas, sikur dikush ta shtynte nga pas, u shfaq pjesa tjetër e trupit. I zhgënjyer s’lëviza nga vendi, prisja të shihja një breshkë me armaturë si në librin komik.
Por pashë një njeri të deformuar, të shpërfytyruar, trup përthyer, palosur më dysh. S‘ kisha parë në jetën time, krijesë të tillë, të çuditshme. Më ngjau se nuk mbarte armaturë luftëtare, por mundimshëm një kryq të rëndë, të thyer. Por kryet i ngriti si breshkë, më vështroi me sytë e mëdhenj, të skuqur.
Kur shkonim në varreza dhe vinin lule në varret e gjyshërve, shihja kryqe të thyera.
‘Përse ka kryqe të thyera?’ Pyesja nënën.
Ajo mblidhte buzët me inat:
‘I thyejnë djajtë biro!’ Thoshte.
I porsaardhuri hodhi një hap para. U drodha, më ngjau sikur po gremisej drejt meje si djall, me kryqin e thyer.
-Nëno, – klitha dhe ngjita shkallët me vrap:-Në oborr ka hyrë një djall, kryq thyer…
-Ç’ është ky djall, kryq i thyer!- klithi nëna e shqetësuar dhe, doli në prag.
Kryq thyeri qëndronte në mes të oborrit, i nemitur. Ndoshta e pështjelloi klithma dhe ikja ime.

@Kristaq Turtulli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s