Poezi nga Kiki Dhimulla / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Kiki Dhimulla

 

Barra e të tjerëve

Të shijojë dua, kur.
Jo furishëm.
Mizershëm të shiojë, palavd
jo më shumë, se pikëza shiu

si ato, që më mbështetën
çdo çasti, të jetës sime të paktë

pikat dua, të më transportojnë
mbi supin e tyre me nderim
të të gjithave bashkë, trishtdhimbjeve të mëdha
mikroskopikun, të paktin, trupin tim

në vend të luleve, pikëza të egra të ugarit
dua, të më përcjellin të mbrojtur
nga gropat vdekëtare
të udhës së gjatë

siç mbrojta edhe unë, vogëlsinë e tyre
të mos mbytet
në të madhen, ëndërroren kataklizëm

njëra pikëz dua, e fundmja të më japë
përqafimin e sajë, binjak!

 

Përshkova

Eci, bie mbrëmja
Vendos, bie mbrëmja
Jo, nuk jam, e trishtë!

Qëllova kureshtare dhe studiuese
Di gjithshka. Pak nga të gjitha
Emrat e luleve kur vyshken,
kur blerojnë fjalët dhe kur mërdhijmë
Sa lehtë ndëron bravë, ndjenja,
me një, këdo, çelës të haresës.
Jo, nuk jam, e trishtë!

Kalova ditë me shi,
u rreshta, me to,
me telgjëmbin e ujtë
durueshëm dhe pa rrënë në sy
si dhimbja e pemëve
braktisur, gjethit të fundit
dhe si frika e burrtë.
Jo, nuk jam, e trishtë!

Kalova kopshte dhe shatërvane
shtatore, plot, të më buzëqeshin pashë,
nën të padukshmit shkaqe, gëzimi.
Dhe vogëlanë flirtues, vetmburur,
Harqet e tyre hepuar,
gjysëma hëne dolën, në netët e mi dhe u kota
Pashë shumë dhe të bukura ëndrra…
të harohem u lashë..
Jo, nuk jam, e trishtë!

Eca mjaft, mbi ndjenja,
të mitë dhe të së tjerëve
dhe gjithë, mbetej vend mes tyre
të kalojë koha e gjerë.
Kalova nga postat dhe rikalova
Shkruajta letra dhe rishkrova
palodhur, zotave – përgjigje, ju jam lutur
Pak, të dyfjalë, më erdhën karta:
lamtumirë e përzemërt, erdh nga Patra
dhe cazë përshëndetje,
nga Kulla e Pizës, bërë mënjanë.
Jo, nuk jam e trishtë, që ditët shkojnë, na lanë!

Fola shumë. Me bashknjerëz
neonet e rrugës dhe me foto,
zixhirëve, cazë më shumë nisa t’ ju flas.
Mësova, duar, të lexoj,
mësova, duar, të humbas…
Jo, nuk jam, e trishtë!

Madje, udhëtova
Shkova dhe andej, shkova dhe këndej…
Ngado, gati në mplakje, bota.
Humba dhe andej, humba dhe këndej
Edhe nga kujdesi, brenda vetes, humba,
edhe nga ç’kujdesja.
Shkova dhe bri detit.
Diç më detyrohej. Thuaj se e morra
Më tmerrin vetmitë
dhe imagjinova njerëz.
I pashë të binin,
nga dora e një pluhuri, të qetë
q’e ravijëzonte, një rreze e diellit
të tjerët, nga tingulli i këmbanës, i pakëti.
Dhe shurdhohem, në tinguj këmbane
të ortodokses shkreti.
Jo, nuk jam, e trishtë!

Kapa zjarr dhe u dogja
Dhe s’më mungoi, as eksperienca hënore
Humbja e tyre, përmbi dete, në sy
më pluhuros, errëti.
Jo, nuk jam e trishtë!

Sa munda, i rrezistova, këtij lumi
kur kishte shumë ujë, të më marrë…
dhe, sa më ish e mundur, ujin ëndërrova,
në lumenjtë e tharë
dhe u rrëmbeva.

Jo, nuk jam e trishtë
Në orën e duhur, mbrëmëson!…

 

Numri shumës

Dashuria:
emër substantiv,
ama, shumë substantiv,
i numrit njëjës
gjinia: as femërore, as mashkullore,
gjini e pambrojtur.
Shumësi i numrit,
dashuritë e pambrojtura.

Frika :
emër substantiv
në fillim, numri njëjës
dhe më vonë shumës
frikët.
Frikë
për gjithshka, këndej e tutje.

Memorja :
fjalë substantive e trishtit
numri njëjës…
vetëm numri njëjës
i pazgjedhueshëm
Memorja, memorja, memorja.

Nata :
Fjalë substantive
Gjinia femërore
Numri njëjës
Numri shumës
Netët
Netët, këndej dhe tutje.

 

Dhurat-rralla

Teori të reja
Fëmijët nuk duhet t’i lini, të qajnë.
Njëherash , në krah i rrëmbeni. Ndryshe,
zhvillimit të hershëm i nënshtrohen,
ndjenja e braktisjes brenda tyre rritet
panatyrshmërisht, trauma foshnjore,
nxjerr dhëmbë, flokë, thonjë, si tehëprehtat thika.

Për të mëdhenjtë, bie fjala, për pleqtë
– çfarë nuk është pranverë, është tash, pleqërore –
ende kanë fuqi, të motshmet mendime.
Asnjëherë përqafje. Le të plasin së qari
sa t’u merret fryma…
u forcohen kështu, para thonjzash, dy pikat.
Le të qajnë të mëdhenjtë. S’u ofron kush pëqi
Veç, biberonat e tyre i mbushni
me premtimin e athët – se s’bën të shëndoshen
privimet – se do të vijë më në fund, njëherë e mirë,
trup edhe shpirt, t’i verë në gjumë,
prehëri i nënës së tyre.
Vini pranë tyre, atë mekanizëm,
që zhurmat e foshnjes regjistron,
me qëllim, të mund, të dëgjoni që larg
në është rritmikisht, vetmitare, frymëmarja e tyre.
Mos u zhgënjeni kurrë, t’i merni në krahë
Mbështillen egërsisht
rreth qafës së kësaj dhurate të rallë,
do t’ju mbysin.

Kurgjë. Kur përqafim kërkojnë,
urdhëro, biri im, merre ju përgjigjni!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s