NËPËR FAQET E SHTYPIT SHQIPTAR
“Sa të mbliedhëm gjakun shprishur”
Rvista “Shpirti shqiptar” L’ anima albanese ( E përkohshme politike dhe letrare) e Namik Ressulit doli nga shtypi në korrik të vitit 1954, në qytetin Torino të Italisë. Kjo revistë edhe pse u botua tre vjet para revistës “Shejzat” të Ernest Koliqit nuk është aq e njohur ndër lexuesit shqiptarë sa është revista “Shejzat”. Revista e Namik Ressulit është në dy gjuhë shqip dhe italisht, kjo është bërë për shkak të gjakun tonë të shprishur – arbëreshëve. Si duket shembullin e Namikut e ka ndjekur më vonë edhe Ernest Koliqi, i cili në revistën e tij “Shejzat” botonte shkrime shqip- arbërisht-italisht. Bashkëpunimi i arbëreshëve me revistën “Shpirti shqiptar” ka qenë i kënaqshëm. Nuk dihet sesa numra doli gjithsej kjo revistë.
Numri i parë i saj me shkrimet që përmban tregon se ka qenë një revistë e mirëfilltë letrare e shkencore. Edhe pse revista “Shpirti shqiptar” quhet e përkohshme politike dhe letrare, në faqet e numrit të parë të revistës të paktën në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë artikull me karakter politik.
Revista i ka 31 faqe. Revista “Shpirti shqiptar” boton në vazhdime komedinë “Dasmë në shtëpi të Vançit” të autorit Vasil D. Alarupit. Një emër i panjohur në komediografinë shqiptare.
Drejtori i revistës “Shpirti shqiptar” Namik Ressuli ka këtë shënim për komedinë në fjalë: “Si dhuratë të posaçme po u mblatojmë këndonjësvet t’ anë këtë komedi plot kripë të Vasil A. Alarupit. Bashkëpunëtori dhe i ynë i vlefshëm, që ësht padyshim novelisti më i mirë që kemi sot, meriton të njihet dhe të çmohet edhe prej shqiptarëve të mëgimit. Përsëshpejti kjo komedi do të dalë edhe në vëllim më vehte.”
Nuk dihet në u botua kjo komedi apo jo!
Bashkëpunimi i shqiptarëve dhe arbëreshëve ka qenë shumë i madh.
A dinë arbëreshët e sotëm se cilët janë këta shkrimtarë: Papas Dott. Matteo Sciambra dhe G. Valentini!?
Së shpejti do të shohim se ç’ përmbanë numri i dytë i revistës “ Shpirti shqiptar”.
Nga: Dr. Bexhet Asani