Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

Lulëzim

Gjithë bora e botës ra mbi flokët e mi.
Ra nje diell marsi këtë të dielë kishe.
Diku mes gushes ieli një lule bajame.
Po, pylli, livadhi,fusha
pse dolën të më shihnin?!

 

Kur vjen ti

Kur vjen ti
me hap të lehtë
qesh udha me bajamet e marsit.
Dielli puth pragun e shtëpisë
vjen me ditën mbi supe
bëhesh ditë në portën time.
Çelet dera e bardhë dhe qeshin muret.
Dritarja hap krahët dhe hyn dielli cepave të ngushtë.
Shtëpia merr tjetër formë.
bëhet çati me yje.
Këtu te dera, tek të shoh
me dhemb zemra.
Pastaj, ti buzëqesh
pemët hapin krahët
bari mbulon livadhin.
Një grusht zogjsh dalin nga pylli dhe harbojnë qiellit.
Unë bëhem këngë
pastaj, ti qesh
qesh
e ndjej tani, s’ paskam shërim nga zemra.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s