Charles Bukowski (1920 – 1994) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Charles Bukowski

Bukowski u shua më 9 mars 1994

2020 është viti i 100 vjetorit të lindjes së Bukut, kurse sot më 9 mars përkujtohet 26 vjetori i vdekjes së Tij.

“Gjithçka qe një trapllëk i madh, një mërzi pa fund. Dhe asgjë interesante nuk ndodhte, gjë prej gjëje. Njerëzit qenë mendjengushtë dhe mosbesues, të gjithë njësoj. Dhe mua do të më duhet të jetoj me këta kokëloqe deri në fund të jetës, mendoja.”

“Vdekja s’ka gjë të trishtë, jo më tepër sa ka çelja e një luleje. Nuk është vdekja gjëja e tmerrshme, por jetët që njerëzit i jetojnë ose jo. Nuk i nderojnë jetët e tyre, i pshurrin, i dhjesin me mut.”

“Kuptomëni. Unë s’jam si tjerët. Kam marrëzitë e mia, jetoj në të tjera përmasa dhe për gjërat që s’kanë shpirt nuk kam kohë.”

“As që duhet ta kërkojmë lumturinë, mjaft të kemi më pak dhëmbje.”

C. Bukowski

 

KUR JE ME GRIP DHE S’KE Ç’BËN

Lexova një libër për Xhon Dos Passos dhe sipas
atij libri, ky në fillim qe një komunist radikal,
pastaj ngrysi jetën duke jetuar me investime
dhe duke lexuar
Wall Street Journal.

Kjo po ndodh shpesh.
Ajo që ndodh shumë rrallë është
që dikush, kur në rini është konservator
bëhet në pleqëri një shkërdhatë plakë radikale

Megjithatë:
konservatorët e rinj edhe kur plaken
mbeten konservatorë
si të kenë në tru një lloj valvole si ato për avullin.

Por kur një radikal i ri edhe kur
plaket mbetet radikal
gjithë opinionistët
dhe konservatorët
merren me ‘të si me një që ia ka mbathur
nga çmendina.

kjo është politika jonë
mbajeni
e gëzofshi.

futeni
në bythë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s