Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

A I NISE ËNDRRAT

A i nise ëndrrat?!…
Netëve
ngrysur e tharë
mos i mba
zhgënjimit!… Nuk qëndroj
pres…!
Shtegtimet e shpirtit!…
Më kumbojnë.

 

SHUAR

Mbi preferenca
dijesh
të cunguar dhe të mjeruara
si ti shpëtoj?!…
Coptimit mbi ëndrrat
e thermuara
ëndrrat?…Edhe ato:
Vuajtjeve
qarkullojnë, pa fantazi
ndërtuese
si një pazll kështjelle
në lojën
e paditurisë na dhunojnë!…
Vuajtjeve
dhurojnë!… Νdrojtjen
dhe nxitjen
e frenimit në dendësi
kështjellash
të mjerueshme, si t’i pranoj?…
Si të qëndroj
Dritës së shuar gjetën
sinonimet
e identitetit të tyre
shikoj!…
Gjëmimet, ua çoj mes
dijes privuar
mbetën përmbysur mbi
pasuritë e tyre
i kthyen!… Në bastιon.

 

MBËRITJEVE

Qiejve, mbrita
kërkesave?…
Parashtroja zbritjet
prej shpirtit
të aventurave
meteorike
o meteor i lashtësisë!…
Mes gjithësis
në vetsakrifikim
kënaqësive
të shkëlqimeve degraduese dhe
të rënuara
nuk pres, një trup
qiellor
mes fryerrjeve dhe
fyerjeve
dritës, mbi qëllimin
degradues
si një dhuratë e “ndershme”
përgatitjeve!…
Nuk të çmoj.

 

SHPREHJE

Si arkitekturë mundimesh
shfaqet
kjo qenia jote?!…
E pasuron bukurinë dhe
na freskon
si një larmi rinore!…
Mbi çdo krijim.
Krijimit tim, ka përkushtim
të shmangur
monotonive, të ndryshoj:
Mbi ironitë?…
Nuk gjej larmi as vlerat
dhe pasurit e tua
gjej, në madhështi
o bukuri!… Reklamash
vrarë dhe
shtrirë, të shikoj
stolisjeve
në stampa mbi qëndrime
monotonive
të tua, mos i lidh as
mos m’i lodh!…
Detit të fantazive
sërish
mbi ty do të derdhen!…
Bukuritë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s