THUAJE NJË FJALË POET / Poezi nga Engjëll I. BERISHA

Poezi nga Engjëll I. BERISHA
 
 
THUAJE NJË FJALË POET
 
“Ky virus, kërcënues
i heshti edhe armët bërthamore
edhe fjalën. “
 
Në antikë poetët e recitonin përrallën si rrëfim
para se të nisnin betejat e tragjeditë
e bënin përrallën lirikë të guximit
dhe zemërimin të vallëzojë me shpresën
palaçot i luanin komeditë në kufirin
mes jetës e vdekjës
 
kaq vonë po lexoja heronjtë e antikës
bëj një kuvendim me veten
me këto buzë të varura para dyerve të mbyllura
vetëm mendimet nuk hyjnë në protokol
s’di si rrijnë në trup kur është kaq i ngathët
patrullojnë errësirën më shumë se çdo forcë e rendit
 
nëpër pozicione presim lajmin të na bëhet kërcënim
e pastaj ndërrojmë pozitën nga dera te dritarja
ta presim dritën pasi e kemi varur në kryq heshtjen
 
cili urdhër e mbyll mendimin more! Mendja ta bën termet
ta hap tokën e ta tregon sa të vogël e ke rriskun
ta ndez zjarrin në mishin e thonit e ta shplon marrëzinë
pa e ditur as vetë ku e kishe fshehur
 
çfarë ti shtoj më shumëtrupit timë se sa ky protokol
midis buzëve të mia e të gruas
që nga lajmet e mbrëmjes urdhër i prerë:
kujdes kur jeni afër mos i prekni petalet
se bartin trupa me shumë ta panjohura
 
ec poetë shkruaje në ballin e botës
poezinë e mendimeve të mira
kot përtypë ti me ato buzë të varura
fatet e njerëzve në tokën e tragjedive
kurrë se kanë kaluar pragun
 
kush prin më para, imagjinata apo morali?
Kur e mbyll moralin
e rrënon edhe kujtesën.
 
Mars, 2020.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s