Poezi nga Ligor Shyti

Poezi nga Ligor Shyti

 

Gardelinat

Një tregtar, model i sotëm
që s’ dinë ç’ shesin në pazar,
më mbushi mendjen të më shiste;
dy gardelina, tre dollarë.
Ishin të bukura sa më s’ bëhej
Natyra vetë i kish’ bekuar
Ngjyrat e arit dhe të ylberit
Në trup të tyre qen’ pikturuar.
I mora zogjtë me gëzim
dhe i ushqeva pa rënë nata
e mezi prisja padurim
të dalë dielli e të dëgjoj
këngën e tyre aq të rrallë
që nëpër pemë zogjtë këndojnë.
Mëngjesi erdhi kaq i bukur
me diell të ngohtë për sevda
por gardelinat rrinin heshtur
askush s’ këndonte… marzalla.
Kishin të hanin, kishin të pinin
kafazi i pastër s’ u mungonte
por të këndonin… s’ qe e thënë
se shpirti brenda u përvëlonte.
Kaloi mesdita, kafazi i heshtur
njeri në shkop, tjetri i fjetur
as për të ngrënë, as për të pirë
s’u shkonte mendja zogjve të mirë.
Hapa kompjuterin dhe gjeta
një këngë zogu gardeline
po për çudi asgjë nuk ndodhi
heshtja e vdekjes i kish’ pllakosur.
Heshtur u luta dhe belbëzova
t’u mbushja mendjen, të pranonin
Fatin e jetës me ne ta ndanin
e të mos heshtnin, e të mos qanin.
Po zogjtë e vegjël s’më dëgjuan
të heshtur rrinin dhe nuk kënduan
kaloi dita dhe erdhi nata
hidhërim më të madh nuk pata.
Kur erdhi prapë dita tjetër,
dhe dielli ndriu përsëri
mbi tel këndonin dy zogj të tjerë,
po nuk këndonin zogjt e mi.
Kafazit prapë ju afrova
që t’i ushqej e t’ i pastroj
po dhimbje madhe më kaploi
zemra në vend sa s’ më pushoi.
Në njerën anë të kafazit
një zog prej tyre kish rënë keq
me këmbët lart dhe pa lëvizur
kish dhënë shpirt e s’ kish më jetë.
Në anën tjetër kishte ngrirë
zogu i bukur, zogu i mirë
as cicërima, as frymë, as jetë
më ndje, o zot, në të vërtetë.
Tani s’më ngelet të bëj gjë tjetër
do hedh ca vargje e të shkruaj
për shpirtin tim që sot po vuan
për gardelinën, zogun e mirë
që të këndojë, të jetë i lirë
as në kafaz, as në kuti,
po majë pemës, lart në selvi.

 

FSHATARI DHE QETË!

U nis fshatari tokën të lëronte
Mbrehu parmendën si dikur në rini,
një ka të vjetër dhe një të ri.
Kish’ ngutje fshatari kaun plak e shponte
Sa pa hyjë dielli tokën ta mbaronte
po kau i ri dridhej, mezi shkonte.

-Hë, i thosh’ fshatari balashit të vjetër
t’i njoh mirë hiletë, nuk ke rrugë tjetër.

-Hosteni për mua, na qenka e thënë
jam dhe i moshuar, gjunjët po më lënë!

-Balash, hiqe plugun, vajti ora dy,
dhe murrashit vogël mos ja bëj me sy,
K’shu e ka kjo punë, me radhë e me sërë
Në rini zotrote dhe ti k’shu ke bërë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s