Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani

 

NDOSHTA NJE DITË…

Kur më duhesh
të shoh mijëra yje drite larg
dhe dalngadalë më zbehet shikimi,
gati nuk të shoh
pastaj vjen e kthehesh
perden kërkon t’i heqësh syve.
Djall o punë
kam filluar të dua mungesën tënde
ajo më çon tek ty
nëse s’ mund të jem aty.
Por shoh, se veten nuk e kam në dorë
një ditë ajo do të ikë
dhe s’ di më kë do kërkoj
veten a ty…!

 

BISEDË ME VETEN

Dehu, i thashë vetes,
pi,
punë e madhe ç’ thotë bota
ajo kurrë nuk resht
së foluri keq për ty.
E deshe, e mbajte
i fale mirësi
kurrë nuk e përqeshe
prapë vazhdoi në të sajën histori.
Ndaj pi, dehu
nxirre inatin tënd,
ndryshe ti nuk di.
Në këtë botë mjerane
je thjesht një njeri,
Perëndia të dërgoi për pak
sa të jetosh jetën tënde fluturim.
Ndaj pi, dehu
mos ia kurse vetes
ato që shpirti ti do.
Di  t’ ia dalësh
edhe kur të jesh i dehur
e dikush të të marrë për krahu.
Këto i thashë vetes,
ta bindja, se veç saj
më shumë se do njeri.

DRITËHIJE

Ditët ikin pa përqafimin tim, pa prekjen time
puthja mbeti varur në prag,
të paktën një ledhatim, një përkëdhelje sy më sy
lulet kanë çelur dhe fillimaromën s’ do mundem ta ndiej.
Trishtimin nuk mundem dot ta fsheh
nga sytë bulëza loti rrjedhin
koha më shkërmoqet ndër duart që më dridhen
më dhemb dhe pafuqia ime.
Dielli, ky dashnor i zjarrtë nuk di ku fshihet mbrapa një mali
dhe toka ndjen dhembje nga plagët e akullta,
ofshan shpirti me sytë ngritur nga qielli
ka mbetur vetëm fare pak dritë.
Dhe unë buzëqesh unshëm
largoj hijen time prej njeriu nga ku mund të futet
buzëqesh, sërish buzëqesh
dhe pres dritën e qiellit.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s