Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

DIELL-LINDJET, PERENDIMET E MIJA

Diell-lindjet i kam gjithnjë pranë,
Si neuronë në shpirtin tim ndezur;
Me shpresë mbushur, larg aktit fatal,
Mes anktheve e zhgjëndrrave regjur.

Perendimet e shkuara mbeten pas,
Mes lindjeve të reja tymojnë ende
Si zjarri i herët ndezur në Mars,
A fjalë e fundit në kuvende.

Kur i ndërmend më brengos shuarja e tyre,
Neuronet më sjellin në ditën e parë
Flakërimën fëminore mes një zgjyre,
Pikturë e një mjeshtri surrealë.

Më shumë diell-lindjet i shoh gëzuar
Tani që perendimet i kam pranë,
Mes tyre jeta bulon e ndriçuar
Në qënien time,dhe në mesnatë.

 

FËMIJËRIA IME

Meditoj fëmijërinë në krah ere mbetur,
Si fërgëllimë e një lindje agimi;
Si një zog mbetur pendë çveshur,
Si rreze e dritës nga verbimi.

Gurgullimë e kujtimëve thellë mëndjes
Si Syri Kaltër ëmbël më tundon,
Me klithmën e tingullit të një sqepishe
Më vjen nga larg si një grifon.

Një qiell i yjtë më ndrit në shpirt,
Në këtë zgrip çmë thotë një soltic?
Në Ostren, mbi shtëpinë e gjyshërve,
Mbi muret e vjetër nuk ka më dritë.

Përshpirtshëm më vjen fëmijëria ime
Mes korona virusesh dhomave vetmitare;
Helmuar, vdekur nga viruse largimesh
Si një dasëm e dehur,fiseve cigane.

Dridhet dritarja me menteshë të kalbur,
Lotët më ndjell fëmijëri e larget;
Pamja e vendit dhimbshëm braktisur
Si ndodhi e zymtë,pas shtrëngatës.

Veç kujtimet në krah të një enigme
Zgjasin dorën si drapër i një hëne,
Syri i zgjuar nga një ëndërr mitike
Ringjall shpirtin në prag të një gjëme.

 

APOKALIPTIKË

Çdo gjë u mbyll si në asfiksi,
Qyteti nuk ka me gjallëri,
Në përgjumje u dynd dhe këndi
Ku luaja në fëmijëri.

Shpresa e dorës së majtë
Kapur me humbëtirën e dorës djathtë.
Vegimet treten në virusin kuçedër
Si në një ndeshje të pa barabartë.

Në shpirtërat e përvujtur,
Mes duarve me kallo
Merr arratinë pëshpëritja në rraskapitje,
Si këputje mishi
Në fund të një mbishpine.

Arësyeja shton zellin e bashkimit
Drejt një udhe në vetëizolim,
Mes tingujve zvarritës të kanbanës,
Si diçka funebre në amëshim.

Si kurdoherë
Rendim pas një yllë besimi,
Tek një dorë e shtrirë kombëtareje,
Mes tatuazhëve të një apokalipsi,
Në emër të një Ringjalleje.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s