Poezi nga Rudina Muharremi Beja

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 

Mulliri i kohës

Ah,
mulliri i kohës sime…
që pa ndrojte bluan
eshtrat e mërive,
zbehur vetmive,
qorrsokakeve të kujtimeve…

E unë, me rrezen…,
rrezen e ngrohtë të idilit të agut,
gërshetin e notave thur simfonive,
psherëtimat shndërronj në fjalë
e fjalët…,
frymë marrin poezive…

 

Pëshpërima të zbrazura

Rrezja e vagëlluar trokiti derës së xhamtë,
muzgu këmishën mirë pa hequr,
e ditës së zymtë u thye mureve të akullta,
zbukuruar me korniza të pafjala…

Galopuan peripecitë,
mbi shpinët e qyteve gjithnjë e më të gjymtë …,
dueleve të heshtura me stërkalat e helmëta…

E njerëzit prej vetes marrë peng,
brenda zemrës zbritur të banojnë,
gdhendën skulptura të ëndërrta…
pranverës me trëndafilë të trishtë,
e netë të pasosura prej rrokjesh zbrazura…

 

Ç’u bë jeta?!

Në më të thellat mendime tkurrur,
kohës që më kot bymehej
pyeste kurajshëm veten…
Ku humbi jeta ?!

Në ç’udhëkryq gabuam,
e shtigjeve,
në ç’letargë ndjenjat lamë të përgjumen?!

Asgjëja që qark i binte rruzullit,
kotësitë zhvendoste iluzioneve të verbëta…
E jeta,
i ngjau me një dënim të trishtë,
me stërkalëza lumturie spërkatur!
Sakaq që ulur shkallës së ftohtë të heshtjes,
përballej me lakuriqsinë e vetes…,
e pyeste:

Ç’u bë jeta?!

 

TRAJTA TË NJË ÇASTI…

Brenda…,
detyruar ngujimit,
kësaj viroze të egër,
përtypte kohën,
tek dëgjonte fjalët në kod të zogjve,
e psherëtimat e luleve sodiste nga larg…

Çapitej ngadalë regëtimash arratisur,
riliqueve, librave,objekteve që befas e dëbuan kujtimeve,
e vetja, iu duk banore e një “shteti”më vete…
kufijtë e të cilit,
askush s’do të mund t’i kapërcente
pa pashaportë,
atë që do t’i lejonte të hynin portave të shpirtit…

Ky “shtet” i ri,
me kurmin prej malli zhuritur,
sipërfaqe të papërcaktuar,
e relievin e thyer qëndisur me pluhur yjsh,
prej lumejsh gjaku e limfe përshkohej,
e diga kishte që shungëllonin emozione,
për t’i dhënë jetë asaj qënie,
e tëra prej ëndrre…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s