Kalendari poetik: Lindur në ditën e poezisë: Alda Merini (1931-2009) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Alda Merini

Kalendari poetik: Lindur në ditën e poezisë:
Alda Merini (1931-2009)

Alda Giuseppina Angela Merini u lind më 21 mars 1931 në Milano, ku edhe ndrroi jetë më 1 nëntor 2009. I ati, Nemo Merini, qe kont, por i përjashtuar nga trashëgimia sepse u martua me një fshatare(!). Alda filloi të botonte poezi në moshën 19 vjeçare, pas një viti, më 1951, me ndërhyrjen e poetëve Eugenio Montale dhe Maria Luisa Spaziani, botoi dy poezi në një antologji për poetët e viteve ‘900. Si pasojë e fëminisë dhe jetës së vështirë, filloi të vuante nga nervat (disturbo bipolare) me shtrime të herë pas hershme nëpër spitale psikiatrike; por nuk u dorzua kurrë. Fitoi disa çmime për poezitë e saj dhe mbetet njëra nga poetet më të shquara italiane. Kjo është poezia që përzgjodha në 89 vjetorin e lindjes së Saj:

KËNGË PËR HËNËN

Në fund të detit hëna rënkon,
o Zot, nga frika dridhet
prej këtyre gardheve mbi tokë
a prej këtyre vështrimeve të topitur
që nga terri ngrihen
dhe shpirtin e lënduar ia ngërthejnë.

Mbi Unin tonë hëna rëndon
dhe kur fundi pranë të vjen
kundërmimin e hënës ndjen
gjithnjë mbi shkurret e shkatërruara
nga duhì
e talljeve të fatit.

Unë arixhie jam lindur, një vend të caktuar gjëkund s’e kam,
por nën dritën e hënës, ndoshta,
do të qëndroj një çast
aq sa duhet të të jap
të vetmen puthje dashurie.

dhe Alda në gegnishte

 

KAJHER ZOTI…

Kajherë Zoti,
i myt dashnorët,
sepse nuk don
me ja kalue kush
në dashuni.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s