Mbrëmje… / Poezi nga Ana Toma Agraja

Poezi nga Ana Toma Agraja
 
 
Mbrëmje…
 
Mbrëmje! Sa shpejt e harrove.
Kujtimet, nuk e di në janë kujtime
apo libra të lexuar me një frymë;
Duke pritur fundin…
 
Në errësirë dallon një hije.
ecën dorë për dorë me heshtjen,
nëpër pyllin e kopshtit pemë zhveshur.
Kollitet lehte: një herë, dy dhe tre.
 
E çuditshme! Trupi i saj lëshon dritë,
si një zanë përralle.
dëshiron të prekë me buzë hijen e tij;
Zgjat krahët nëpër natë. Zjarr!
 
Mbrëmje! Mendon për izolimin e planetëve.
Për ata që po japin shpirt këtë çast!
Ato miliona dollarë i ka lënë aty, të pa prekur.
Gjysma e rinisë iku në kurbet, si gjysmë hëne!
 
(E ka të vështirë të ndahet nga Dielli, shpirtërisht.
Mos i thuaj natën e mirë, por mirëmëngjes!)
 
©️Ana Toma Agraja
March 24, 2020
CHESHIRE, CT 🇺🇸

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s