Penduli i lёkundjeve narrative tё shkrimtarit bregdetas Kostandin Vogli (Shёnime kritike mbi romanin e Kostandin Voglit “Treni i jugut” Toena, Tiranё, 2015) / Nga: Fatmir Minguli

Penduli i lёkundjeve narrative tё shkrimtarit bregdetas Kostandin Vogli

(Shёnime kritike mbi romanin e Kostandin Voglit “Treni i jugut” Toena, Tiranё, 2015)

 

“Kostandin Vogli gdhendi njё vepёr tё madhe!
Kjo ёshtё e vёrtetё, jo thjeshtё se rrahu njё temё pak tё njohur nё letёrsinё tonё, por edhe pse e trajtoi atё me mjaft vёrtetёsi”.

Bardhyl Maliqi, nga parathёnia e romanit ”Treni i jugut”

Kostandin Vogli, tashmё autor i disa romeneve dhe vёllimeve me tregime, me romanin e tij “Treni i jugut” paraqitet nё skenёn e letёrsisё shqiptare si autor origjinal dhe tepёr i fuqishёm nё trajtimin e jetёs sё shqiptarёve.

Titulli i romanit “ Treni i jugut” qё ndryshe dhe pёrkohёsisht u quajt po nga autori me emrin “Robёr lufte” ёshtё mё se i gjetur, njё konçentrim tejet mbresёlёnёs pёr tё gjithё subjektin qё fshehin faqet e kёtij libri.

Eshtё mё se e arsyeshme qё janё shkruar shumё vёshtrime dhe analiza pёr kёtё roman, gjithashtu ёshtё dhe njё vlerёsim qё kritika letrar jep pёr vlerat e shkrimtarit bregdetas Kostandin Vogli. Por ky roman e ka lёnё tё hapur vetevetiu rrugёn pёr vlerёsime tё vazhdueshme, kritika pёr çёshtje tё ndryshme dhe opinione.

Ndonёse i njohur vonё me kёtё roman, si bregdetas nё origjinё shpreha dёshirёn qё tё shkruaj edhe unё pёr romanin “Treni i jugut”, vepёr e shovasjotit Kostandin Vogli.

Poeti Bardhyl Maliqi me plot tё drejtё shkruan se ky roman ёshtё pak i rrahur nё letёrsinё tonё. Po, ёshtё e vёrtetё, i vetmi roman qё ka ngjasim teme ёshtё “Nata e Ustikёs” e bregdetasit tjetёr, Petro Markos.

Romani “Treni i jugut” ka vetёm temёn tё ngjashme por ka njё veçori tjetёr, atё tё narracionit krejt tё veçantё, njё mёnyrё thurjeje tё subjektit me stil interesant.

Kostandin Vogli

Eshtё shkruar shumё nga analistё tё ndryshёm se ky roman shpreh vuajtjet e bregdetasve dhe shqiptarёve nё pёrgjithёsi nga nazizmi, pёr afёrsitё dashamirёse tё shqiptarve me hebrenjtё, etj. Janё analizuar bukur dhe linjat kryesore tё romanit. Pa dyshim qё kёto qёndrojnё, se nё fund tё fundit, kёto janё dhe qёllimet qё do tё arrijё autori i romanit, prandaj nuk do ndalem nё to.

Por romani ka dhe vlera tё tjera, tё cilat e veçojnё “Trenin e jugut”, njё nga tё cilat ёshtё patjetёr mёnyra se si e ka stisur ky shkrimtar subjektin, se si ka arritur qё tё shpallё kёtё pёrcaktime tё mёsipёrme qё i janё bёrё romanit tё tij. Duhet parё jo vetёm nga jashtё, por nga “brenda”.

 

Nga: Fatmir Minguli

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s