Poezi nga Iliriana Sulkuqi
TË KAM NDJERË HERSHËM – COVID 19….
…
(Të kam ndjerë hershëm,
Covid nëntëmbëdhjetë,
që kur më trete nga malli, dalëngadalë…
dhe rrufeshëm
ma bëre HARRESË – largësinë…)
…
Të kam ndjerë te Ëndrrat
që s’më le t’i prekja…
Dhe mallkoja veten,
Dreqin…, pse u zgjova…
Të kam ndjerë te Fjala
që ma vlove n’shpirt …
s’ma çove askund
si Paqe te Dashuritë…
…
Të kam ndjerë te HESHTJA
(si në karantinë),
më shumë se një BRITMË,
më shumë se ULËRIMË…
….
Çdo më bësh më shumë
sot, Corona – vi…?
Unë nuk kam më ëndrra
të m’i vrasësh ti…
– Larg nga shekulli im!
Iliriana, Brooklyn, NEW YORK