ARTI QË DHEMB / Poezi nga Bardhyl Maliqi

Poezi nga Bardhyl Maliqi
 
 
ARTI QË DHEMB
 
Kush thotë se arti nuk ka dhimbje,
le t’i kallet në shpirt kjo poezi!
Kush thotë se arti nuk është
dhimbje dhe dashuri?
Askush!
Të gjithë e dinë se dashuria e Onufrit
derdhet në art.
Boll me pikturat e errëta kishtare,
urat e besimit duan dritë!
Por arti është edhe rezistencë,
lexoni Barletin t’ua mësojë,
vepra e tij për Gjergj Kastriotin
është shkruar me drithma shpirti.
Ishte Luftëtar në kalanë e Shkodrës,
kur mësoi lajmin e kobshëm
për vdekjen e prijësit, zotit Gjergj Kastrioti.
 
Edhe Meshari i Gjon Buzukut
do të jentë gjithnjë i pranishëm në veprat e artit.
Me se? Me fjalët tona të bukura shqip,
tingëlluese së pari në një libër të shkruar,
që s’është vetëm lutje, poezi dhe atdhedashuri,
as vetëm premtim, ai është Perëndia vetë!
Është Buka dhe besimi ynë shpirtëror,
flamur mençurie dhe rezistence!
 
Dhe as mos e mendoni
se arti nuk është dashuri dhe resictencë!
Arti e bën të dukshmen të padukshme,
në ngjyrë, varg apo mermer.
Por e padukshmja është atje,
shikoje me vemendje dhe ajo bëhet e dukshme.
Kjo është në thelb filozofia rizomomatike e artit,
fuqia dhe fantazia e tij!
Trungu i zhveshur i pemëve në dimër
sugjeron idenë e gjetheve të pranverës
dhe të frutave të vjeshtës,
por na duhet pakëz durim dhe imagjinatë.
E pra, kjo është fuqia estetike e Metafizikës pa kufij.
 
Arti tashmë e di se bota është
si trupi i një gruaje të vdekur,
kufoma e saj ndot ajrin, se kështu e katandisën
qentë e rrugës në çdo qytet.
Nuk është kusht të prodhojmë tanke dhe rraketa.
Sot viruset janë më zi se plumbat e kallashnikovit,
sepse janë pikërisht të padukshëm.
Por edhe qentë që na kafshojnë
s’janë kurrë të dehur. Përkundrazi “Ata”,
Ustallarët e luftrave tregëtare,
duan zona influence në territoret e botës
dhe armët e tyre të padukshme dhe vrastare
shkatërrojnë popujt, kombet dhe kulturat.
 
Unë mund të betohem për shënjtëritë e mia:
Inteligjencën, punën, talentin dhe imagjinatën pa kufij,
se me mendjen time jam ku e ku me perpara se shkenca.
Politika më intereson fare pak,
që kur pash se kalbësia e saj vazhdonte edhe pas diktatuurës,
ajo është e gjithgjendshme dhe vrastare,
pasioni i saj na errëson dritën e diellit,
na sëmur dhe na çmend,
sepse gjërat e thjeshta i ndërlikon,
për një kolltuk ministri rrëzon një qeveri,
duke mbrojtur të kqen me çdo kusht;
se në pjedistal ngre paren kallpe,
sepse ne ekonomi ecën me hapin e breshkës,
në pushtet rrit honhobonxhot dhe oligarkët,
se prodhon pasanikë që majmen me shumicë në kohë krizash,
o Zot, sa të ndyrë që janë! Nuk e imagjinoni,
nuk e merrni dot me mend!
 
Politika prodhon diktatorë në kohë coronarovirusesh,
në vend që fjalën t’i a japë mjekut,
diktatori flet vetë,
se ai është si “kompetenti i Sudes”
do që të ndihet, do që të duket, t’i ushtrojë fjala pushtet,
të jetë i plotfuqishëm për sot dhe për nesër,
të thotë: unë ju bëra me pare, unë iu armatosa,
unë ju bëra ministra dhe deputetë,
vidhni për mua,
mbillni drogë për mua,
votoni për mua,
që më në fund të ndihem,
Perëndia vetë!
 
Shkaqet e sëmundjeve pandemike
i gjeni te konkurenca e superfuqive,
te pafuqia e pushtetit për të mbajtur në kontroll marrëzitë,
ndërkohë mbeturinat mbushin detet dhe oqeanet.
Ka uri dhe vdekje shkaktuar prej agjentëve fantazmë,
siç është p.sh koronavirusi,
kur gjithçka paralizohet dhe gjethja s’lëviz në degë!
Ka maskarada humanizmi me ndihmat sociale,
fëmijë të leckosur dhe pabarazi flagrante.
Pa më thoni pse një futbollist sado elitar qoftë
duhet të paguhet me miljona
kur bota ka ende uri dhe vuajtje pa fund,
kjo, a nuk është e turpshme!
Po këngëtaret, që tundin e shkundin fustanët,
nëpër vidioklipe dhe festivale,
pse duhet të paguhen kaq shumë
dhe miqtë e mi piktorë dhe poetë
të kërrusen prej lodhjes dhe të ushqehen me thërrmija
në Tiranë, në Shkup, Prishtinë e Zagreb?!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s