Poezi nga Festim Liti
TË KËRKOJ NËPËR NATË
Një mal me halle na largoi,
na ndau një det me dhimbje,
i hutuar nëpër udhë nxitoj,
të kërkoj netëve ngarkuar me hije….
Herë largohesh si trokth kuajsh në errësirë,
here si e largët yllësi me fanite,
duke lenë nga pas motive vetmije,
perëndime të plagosur diejsh,
klithmën e shpirtit të vrarë…..
Si Herkuli, hauret e mbretit Avgji,
hauret e gjithë botës do pastroja,
veç të të kisha pranë,
Veç të të kisha TY!
PUTHMË….
Puthmë ti,moj lozonjare!
Puthmë gjer në buz-gjakosje!
Digj e përvëlo çarçafët,
në këtë mbrëmje vetmitare…
Ah, mjerisht, s’ e bën dot ti
edhe unë dot s’ të përgjigjem,
koh’ e shkuar s’ përsëritet,
u shua flaka nëpër vite,
mbet’ në vatër një grusht hi…..