Poezi nga Seli Murati
Varur shpresën në degë durimi
Si gjethja e kuqe e vjeshtës
Pranvera sot e mbuluar në errësirë
Era nëpër muzgje, këngët i shtyn lehtë
Befas një dallgë fati, të ngre nga thellësia
Ndezur prej shprtit brenga
Si një nimfë deti , vjen m’a bën me dorë
Rreth e qarkë vështroj me shikim të vrarë
Era e marrosur minutat m’i bën orë.
Me njëmijë heshtje ,sa largë syve,
Sa largë zemrës me rrezen e syrit
Si një lot i këputur,mbi buzë të bien,
Si gjethet që shkunden nga pema
Pranverë ngushëllim më je bërë sot.
Flakë përvëluese nëpër stinët e kohës
Sa herë qe mendon se jeta të buzëqesh
Jeta veten ta dënon …ti vuan,
Përmallshëm edhe me një zhgënim vajton.
Ti plagë e lënduar, coronëvirusi
Shpitin e burgosur peng mban
Me aromë dhimbje tret nëpër mjegull
Ndjenja ime si stinë pa emër
Varur shpresën në degë durimi
Si një lot i këputur me petale të kuqe
Flake dashurinë gjynjëzuar diell më ri
Me aromë pranverore ma fshin lotin
Të më rinojë bukurinë e shpirtit.
I uruar mesnatë, mbetur i pagjum
Mbi fletën e pashkruar një mesnatë .
Lash dy rreshta poezi.
I uruar mesnatë, mbetur i pagjum.
Mbi degëzime pemësh,
Muzgu i mbrëmjes kish rënë si polen.
Kjo coronavirus luftë pa armë !
U shfaq papritur. Si një vjeshtë e tretë.
Petale lulesh mbi ajër shkundi
Thithi një grimë mërmërime.
E gjithë universi mbyllur në kafazë
Drithëruar hedh zemra nektar dashurie.
Krahë ledhatuese si vesë e mëngjesit
Përcëlluese shpërtheu nëpër buzë.
E brishta si lule e vetmja në tavolinë
Petalet uli mbi një fletë të pashkruar.
Ndezur prej shprtit brenga flakë përvëluese,
Horizonti u thye si një vetëtimë e vetmuar.
Nuk e di sa shumë më folën sytë e tu.
Si mjegullinë e bardhë mbi tokë lëshuan.
Veç një çast të lutem , mos e braktis qiellin
Si një hije, që veç vetveten trëmb.
Lindjen dhe perëndimi
E gjithë universin mos e shuaj
Lëre zjarrin e shpirtit t’a shuaj në qetësi.
Me lutjet e Zotit virusin do ta largojë
E gjith botën do e shpetoje..