Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
KARAFILAT
( Kushtuar ….V )
 
Çelën karafilat lart dritares tënde,
s’mund të vi nga malli si dikur i lumtur,
gjithnjëlloj në heshtje , sytë hedh me ëndje
edhe pse ndër kohë fatin kemi humbur.
 
Shpesh vi si shtegtar, kohës i vonuar,
qetësisht afrohem luleve pa ngutje,
këpus ndonjë gonxhe e përdredh në duar
dhe vazhdoj i dhimbshur rrugës për më tutje.
 
Askush s’e kupton dot hidhërimin tim,
as gonxhet mbi mure , hijeshi në varje.
Iki si i plakur, nuk ndryshoj mendim,
në jetë ka mall , në jetë ka ndarje.
 
 
 
ËSHTË VONË
 
Eshtë vonë tani, pas pak afron nata
zemra e zogjve tundohet nga gjumi,
nga era me tinguj mbi degët e thata
dhe një shuuu e stërmadhe nga lumi.
 
Është vonë tani, po mbretëron heshtja
me dritat e lbyrta, në këtë qytet skajor;
Vetëm gjethe të ngjyrta, që i rrëzon vjeshta
dhe një shuuu…nga shkumbimi lumor .
 
Është vonë tani dhe projektorët përballë
përplasen monumenteve mbi piedestale .
Duket kërshëri, sepse në këtë qytet të rrallë
edhe të vdekurit marrin pjesë, dhimbjes totale.
 
Është vonë tani, por mbi ritmin e këngës
nje sirenë virusi thyen mitin, si në përrallë,
poeti rikthehet nga rruga e ëndrrës,
dhe mërmërit i frikur : « qënkam gjallë » .
 
 
 
ZOGJ NË TRISHTIM
 
Të kam dërguar përshëndetje
ca zogj në heshtje me shikime,
por ti për stimë dhe pa brejtje
mi kthen të vrarë dhe pa miklime…
 
Në sytë e mi ka kohë tashmë .
Oh, zogj e zogj që arratisen
dhe strehë s’ gjejnë e të pashpresë,
rreth hirit tënd të vrarë bien .
 
Por ngushëllohem me vetveten
edhe pse ti mi vret trumcakët,
sepse në sy kam mijëra zogj
dhe kjo për mua s’është e pakët.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s