Kalendari poetik: José Hierro (1922-2002) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

José Hierro

Kalendari poetik: José Hierro (1922-2002)

Më 3 prill 1922 u lind poeti i njohur spanjoll J. Hierro. Poet i vlerësuar me shumë çmime të rëndësishëm në Spanjë dhe në botën spanjishtfolëse, si p.sh., çmimi Kombtar i Poezisë, çmimin Principessa delle Asturie, çmimi Cervantes e plot të tjerë. Për 98 vjetorin e lindjes përzgjodha këtë shqipërim të hershëm prej tij:

MOSPËRFILLËS

Tani do të jemi të lumtur,
s’ka më gjë për të shpresuar.
Bien gjethet e thara,
a çelin lule të bardha,
e kujt i plasi!

Shkëlqen dielli a shiu godet
me gishta mbi qelq,
gjithçka është gënjeshtër
apo është e vërtetë;
mbi tokë mbretëron
pranverë e përjetshme
apo jeta po merr fund,
e kujt i plasi!

Ja, dëgjohet muzikë gjithandej,
e kujt i plasi!
Pastaj, e ç’na duhet dhe muzika
kur s’ka gjë për të kënduar . . .

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s