Kalendari poetik: Octavio Paz (1914-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Oktavio Paz

Kalendari poetik: Octavio Paz (1914-1998)

Sot, më 31 mars është data e lindjes për Octavio Paz Lozano, poet, eseist dhe diplomat meksikan, i quajtur nga kritika si poeti më i rëndësishëm i gjuhës spanjolle i gjysmës së dytë të viteve ‘900. Jetoi shumë vite në Spanjë dhe gjatë luftës civile atje përkrahu republikanët, por më vonë u shkëput vendosmërisht nga idetë e majta. Në vitin 1945 hyri në shërbimin diplomatik meksikan, detyrë që e braktisi në vitin 1968 pasi gjatë protestave antiqeveritare në Tlatelolco (qyteti Meksiko) u vranë afro 300 protestues antiqeveritarë. Fitoi shumë çmime për poezitë e tij; në vitin 1990 edhe çmimin Nobel. Ja përzgjedhja ime në përkujtim të njeriut dhe Poetit të madh meksikan:

TË KËRKOJ

Hapma krahnorin me ata gishta uji,
dhe në asht më piko.
Si në lum rrugës tande shkoj,
Shkoj shtatit tand si nëpër pyll,
Si monopat,
që humnerës përfundon.

Ndër mendimet e tua të mprehta shkoj,
Në dalje te balli yt i bardhë,
Aty, veç hija ime shkapetet e shkyhet.
Mbledh copat nji nga nji,
Dhe rrugën vazhdoj, pa trup.

Të kërkoj, me ngulm.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s