Maya Angelou
Kalendari poetik: Maya Angelou (1928-2014)
Sot më 4 prill është dita e lindjes së Marguerite Ann Johnson, (emri i artit Maya Angelou), poete amerikane e njohur, shkrimtare, dramaturge, skenariste TV dhe veprimtare e shquar për të drejtat njerëzore. Sot për ju, një shqipërim këtë prej saj…
FEMËR E JASHTËZAKONSHME
Bukuroshet çuditen, sekretin ku e kam,
unë e bukur, e prerë për modele s’jam,
por sa filloj dhe dua t’u spjegoj,
kujtojnë se gënjej dhe nuk më besojnë.
Shihni pra,
këto të plota llërë,
vithet si spërdredh,
hapin si e hedh,
buzët si reçel.
Unë jam femër,
thellësisht,
një femër e jashtëzakonshme.
Dhe kur nisem te një burrë,
ashtu me hap të lehtë,
kushdo që më sheh,
nuk e mbajnë gjunjët,
dhe si bletët turren
kur në mjaltë sulen.
Shihni pra,
zjarrin, që sytë m’i ndez,
si më shkëlqejnë dhëmbët,
belin si e dredh,
sa hijshëm hedh këmbët.
Unë jam femër,
thellësisht,
një femër e jashtzakonshme.
Dhe meshkujt nuk e dinë as vetë,
tek unë, ç’është që i tërheq,
por sado që përpiqen
nuk e gjejnë përgjigjen.
Shihni pra,
është te hark i vitheve,
te dielli i qeshjes,
te vallzim i gjijve,
te hir i buzëqeshjes.
Unë jam femër,
thellësisht,
një femër e jashtëzakonshme.
Tani besoj, e merrni vesh,
pse jam kryelartë
dhe s’hidhem përpjetë,
nuk bërtas kur flas,
kur më sheh pra, ji dhe ti krenar.
Shihni pra,
është te kërcitje e takave,
te valëzim i flokëve,
te pëllëmbë e dorës,
pak vëmëndje kam nevojë,
sepse unë jam femër,
thellësisht,
e jashtzakonshme femër.
© shqipëroi Maksim Rakipaj