Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

GJYQIN DO E BËJNË PERËNDITË

Zemrat kanë ftohtë, po dridhen,
kanë zënë rreth e qark ngricë,
dhimbja ka prekur qiellin
lart po lotojnë edhe perënditë…

Ka javë që lotët po kripin kokat,
po krypin kudo edhe çatitë,
në Tomorr po digjen retë,
njëlloj po ndizen edhe në Olimp.

Po qajnë Zotat për ’’ çorbën ” e gatuar
era e shpërndan në galaktikë,
zemrat po dridhen si purtekat
ngado frikë edhe frikë…

E morëm të pastër planetin
e përzjemë me cmira e jezit,
tashmë ’’ hamë ” frutat e koronë-termetit
ngado frikë e vetëm frikë…

Do gjenden të gjithë shkakëtarët,
do përcaktohet mirë edhe çdo jezit,
gjyqin nuk do e bëjnë tashmë njerëzit,
gjyqi do bëhet në Tomorr e Olimp!

 

PA THËNË LAMTUMIRË

Sa mirë do të ishte këtë vit,
që ditët të ishin të gjitha gënjeshtër,
gënjeshtër t i quajmë edhe ndodhitë
që erdhën e gjoksin na shpojnë me breshër….

Na dhimbsen ata që po digjen nëpër furra,
ata që po ikin pa përqafim e lamtumirë,
po ikin para kohe të moshuar, gra edhe burra
po ikin para kohe edhe shumë të rinj…

Sa do të doja që këtë vit çdo ditë
të ishte një gënjeshtër, të ishte 1 prill…
Brenda parasë të mos binim kaq lehtë në pritë
dhe njerëzit të ikin pa thënë lamtumirë!

 

NË SHPIRTIN TIM KA MBIRË NGRICË

Është dimër.Jashtë ka rënë borë,
kallkanët si krehër varen nëpër strehë,
era e marrë ulërin si ulkonjë,
zogjtë e strukur po dridhen në fole.

Shtëpia përdhese zhytur në të bardha,
dyert plasaritur, diku xhama thyer,
përgjumur fëmijët,gënjyer me përralla,
përsëri pa darkë, ranë dhe këtë herë!…

Mëngjesin tjetër do të jap qeranë,
dy vjet po sorrollatem, s’di nga t’ia mbaj,
kudo shkoj e kthehem, kam gjetur belanë
të shitem dhe vet, s’më blejnë asnjë frangë!

Mos harroni njerëz, po përmbytet bota,
po për miliona që janë kështu si unë,
bota qënka mbytur,lutjet janë të kota,
njerëzit qenkan mbytur,jetojnë veç majmunë!

Marrë nga libri “Të gjitha lulet kanë emrin tënd…” , Muzgu, Tiranë 2015.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s