NË TË QAHET, MOS QAJ! / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

NË TË QAHET, MOS QAJ!

Ne u ndamë se duhet të ndaheshim,
Arsye mos kërko më kot,
Atëherë, për dreq, ishim vetëm të bukur,
Të mençur jemi sot…

Pa kthyer mirë shpinat ne ishim të ngrirë,
Siç ndodh në folklor,
Përpara ish jeta e ne veç e veç
Si malet me borë.

E dinim, e dinim, durimi ish flamuri,
Që s’flakej gjithsesi,
Po zbriti një dhëmbje që dhe zemra e bishës,
Do plaste në vetmi…

Dhe ishim ne në piskun e moshës,
Kur ëndrra ish jetë,
Kaq lule e brishtë kish qënë ajo ëndërr
Ta thyenin dy bletë?!

Po ja që me fatin nuk hahet askush,
Në të qahet, mos qaj!
Dy lotët e parë si perla nën gushë;
Po!…Ato ruaj,

Të tjerat harroi dhe në muzgje kujtimesh,
Flokëprishur mos dil,
Sot jemi aq të mençur sa të mos lodhemi kot
Si qyqja në prill…

Ne u ndamë se duhet të ndaheshim,
Arsye mos kërko më kot,
Atëherë për dreq ishim vetëm të bukur,
Të mençur jemi sot…

Tepelenë, 1982

SHKRUAR 38 VJET MË PARË NË TEPELENË …dhe mbajtur nëpër fletoret e zverdhura katër lekëshe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s