Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Fotografia e braktisur
 
Ndonjëherë
koka ime këputet dhe
derdhet përmbi kornizën magjike…
Po të zgjasësh edhe pak dorën
në plasaritjen e kafkës sime
gishtat do të pluhurosen
në karbonin e kujtesës…
Homer, i thuaj Orfeut se
ata m’ i verbuan sytë
ndaj nuk vrapoj dot më
nëpër pyjet e zemrës …
 
 
 
***
 
dhe kështu
Zoti na la, deri sa u ngopëm,
sa hëngrëm kokat, e u ngopëm
urryem, e përçamë , deri sa u ngopëm…
U desh, të shihnim kishat bosh
Priftërinj, si hije me livanin nëpër duar
që shohin nëpër tym, tavane të pikturuar,
se njerëzit, njerëzit kësaj here nuk janë më aty…
Ej, të dashur priftërinj, ëmbëlsojeni zërin tuaj!
Mos thërrisni si ne, por valë-valë edhe shtruar!
Merreni me të mirë zotin që lamë vetëm, e poqëm në diell!
Ashtu siç erdhi për në tokë, të ngremë lehtë-lehtë e lart në qiell!
 
 
 
Psarandoni
 
Në trotuarin e Gazit
pashë tek ecte një ditë Psarandonin…
E zura për dore, mirëdita i thashë
E njoha nga mjekra mijëvjeçare e lashtë
Nga lëkura e artë dhe nxehtë sa e Dias.
 
 
Ai rrjedhën e hapave, menjëherë e ndaloi
Qëndroi, dhe me vëmendje e me dëshirë më dëgjoi
buzëqeshi, nxehtësinë e me pastërtinë që më dhuroi
pashe nga afër sytë, syte e shpirtit, plot mistere qiellore…
 
Ndërkohë, që më mbajti pëllëmbën ndër duar
në ato duar, e uruar, ku pesha dhe koha humbi
Ato duar të lehta, të lehta si flatra pëllumbi…
 
 
 
***
 
Lulëkuqe,
tani je e lirë,
mos ki frikë prej vrapit tim,
nuk gjarpëroj më përmes grurit…
Rri e qetë,
kadifezë e butë,
rri e qetë…
Eja, të përkundemi bashkë,
nën këngën e zogjve shtegtarë,
e me k’ të zemrën time të vrarë,
të të rrefej atë njëçikëz të fshehtë…
Sa herë të prekja, e ndieja,
në grushtin tim kuqëlëzemrën tënde,
menjëherë bëhesha pishman,
dhe të shpërndaja nëpër parcela…
Më e zjarrta ime, lulëkuqe,
më e mira ime, lulëkuqe,
po unë… doja, rroba për dimër…
Të mblidhja, të nderja, të thaja,
e të shisja shtrenjtë,
më ke veshur lulëkuqe…
Sa herë të ka dhembur për mua,
e sa herë jam rrahur për ty…
Po unë tani,
nuk do të mundoj më,
nuk do të shes më kurrë,
do të të mbaj në kornizë,
të më kujtosh përditë ,
përditë, se nga vij…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s