Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Ta lëmë edhe atje pak kohë!

Ta lëmë ditën të zbardhet
dhe diellin t’i fshijë lotët,
mëngjesi ku të dojë t’i vërë këmbët
dhe mbrëmja ku të dojë ta ulë kokën!
Ta lëmë hënën në nusërimin e saj,
t’ia njohim diellit muajin e mjaltit,
në ndodhtë që të kthehet dita mbarë,
ta lëmë mëngjesin të zhbëhet!

A do të mbrrijmë në zanafillë,
ku ndahet qiell e tokë,
e të lëmë edhe atje pak kohë,
për vete e të tjerë,
miq e shokë.

 

Koleksione dëshirash

Në një liqen dëshirash,
prej nga rrjedh një lumë,
dëshirat marrin formën e enës si ujë.

Turistët mendojnë dëshirat e veta,
e hedhin monedha në liqen.
Vijnë koleksionistët t’i zgjedhin,
dhe marrin ato që u pëlqejnë.

Turistët i zgjedhin dëshirat prej ujë,
koleksionistët prej lekësh.
Cilat janë për ty më të mirat,
cilat janë më të vlefshmet!

 

Veç të ecësh!

Të ecësh pa u lodhur,
me këmbët e tua,
pa marr në thua,
pa t’u dridhur leqet e gjunjëve,
me ritmin e lehtë të kohës,
me hapin e rëndë të botës.

Pra të jetosh në ecje
sa ta kalosh hendekun!…
Mos të presësh,
por të ecësh
bardhësisht mbi të zezën,
duke imituar rrezen!

 

U shemb një fjalë

U shemb një dallgë e mbeti pezull,
si një ujëvarë që s’di të zbresë,
dhe ai litari që e mban nën sqetull,
për lart do të na tërheqë.

U shemb një rreze dhe u ndal mbi një yll,
ra mbi një fjalë e s’di ç’ndodhi pastaj,
shpërtheu flakë po re s’pati në qiell,
që ylli mos të ndihej në faj!

U shemb një fjalë që më shkrepi ndërmend,
s’e di, ndoshta zemrën ma preku,
atypëraty po ta gjej një vend,
dije se kurrë s’ka për të vdekur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s