Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

JAM ME VETMINË

Jam me vetminë që e lufton të keqen
Endemi brigeve të largëta pērtej deteve
Kërkojmë fitoren dhe kuptimin e humbjes
Tē vërtetën dhe pēlqimin e gënjeshtrës

Ai i humburi që dilte gjithmonë fitues
Ai fituesi që dilte gjithmonë i humbur
Njerëz pa të meta dhe kaq të drejtë
Që të pamundurën e bëjnë të mundur

Çdo mirësi që rrezaton dritë në jetë
Me kalimin e kohës gjithçka ndryshon
Mbetet pluhuri i shndërruar në hi
Që e pat djegur dikur flaka e vdekjes

Jam me vetminë që e njeh vetveten
E më lut me zë malli në udhēt e jetës
T’i jap me zemër dashuri gjithēsecilit
Mosmirënjohjet le t’i ngelin vdekjes.

 

MOS EJA KËTU, VDEKJE!

Mizoritë rrufeshëm janë shfaqur para teje
Kanë goditur me gjithëçka që e kanë gjetur
Por këtu edhe vdekja bëhet e pavdekshme
E reja pas shkrumbi si bisqe ka shpërthyer

Mos eja këtu vdekje e di drejt nesh je nisur
Këta fëmijë në djepat me flatra kanë lindur
Me zemrēn e së nesërmes në dritën e diellit
Kthehu nga ke ardhur ne jemi të përjetshëm

Largohu prej këtu dorë e zezë e dhunshme
Dhimbjet janë bërë lule në zemra kanë çelur
Përtej kohës tënde kthehu hije e padukshme
Se këtu jetërat njerëzore janë rrezet diellore!

 

SIKUR TË ISHE ROBINSON KRUZO

Të jesh vetja që të ekzistosh
I mbyllur në Ishullin e Vetmisë
Sikur të ishe Robinson Kruzo
Përballu rrathëve të pandemisë

Njeriut i duhet guximi i patrembur
Dashuria e jetës për njëri-tjetrin
Shēmbēllimi askend se ka shembur
Urtia i ka prek kufijtë e universit

Sprovë e vetëdijës është qytetërimi
Që nuk e rrënon veprēn e vet
Koha herë herë shfaq dritë të beftë
Të qëndrosh me rrezatim veprimi

Nuk jemi ne në një planet tjetër
Kufijtë e ndarjes i tejkalojnë zogjtë
Zemrat e tyre e prekin dhe qiellin
Njeriut i vështirësohet jeta në tokë

Sikur të ishe nē Ishullin e Vetmisë
E jo nē Tokēn e Lirisë larē me gjak
S’mund të shkelen me këmbë yjet
Pa të cilēn vepër s’do tē kishte jetë

Flakeni tej inatin e çmendurisë
Dëshmo aftësinë e vetëdijes qytetare
Sa ma larg këshilltarëve matrapazë
Qē për përfitime futin përçarje.

 

BUKURIA SHPIRTËRORE

Fjalët që t’i kam thënë
Po t’i përsëris edhe njëherë
Janë të shkruara në pergamen
Me mall e dashuri të zemrës

Fjala thuhet vetëm njëherë
Dhe mbahet në mend gjatë
Nuk e shtypin gurët e jetës
Qelizat e trurit i japin shpirt

Fat i fjalës është shkrimi
I syve tu që kullojnë dritë
T’ia djeg hijet e trishtimit
Koha jetën mos t’a venitë

Ti se dije ç’ështe mashtrimi
Brenda vetes nuk e kishe
Që ta ndryshon mendimin
Dhe të tretë por si qiririn

Bukuria shpirtërore
Është forcë që përballon jetën
Brigjeve te lumi i kohës
Ku gërryen rrjedhë e dhembjes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s