ARISTIDH KOLA (1944 – 2000) / Pregatiti:  Arqile Vasil Gjata 

ARISTIDH KOLA (1944 – 2000)

“Mbi ballin tënd u rreshtuan shkronjat,
Zemra la banesën dhe u bë jona.”
Faleminderit, Ari.

ARVANITAS ME SHUMË EMËR…

Aristidh Kola u lind më 8 Korrik 1944 në fshatin Leontari (Kaskaveli) të Tebës-Thivës) në një familje Arvanitese. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta në fakultetin juridik të Athinës, ku u diplomua në vitin 1968. Për disa vjet ushtroi profesionin e avukatit, deri sa vendosi t‟i përkushtohet tij i parë “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” i cili u ribotua 9 herë, shifër rekord për vepra të llojit historike-hulumtuese. Në vitin 1985 Aristidhi ishte organizues i koncertit të parë me këngë arvanitase që kapnin periudhën nga shekulli i 15-të deri në të 20-in.
Më pas këto këngë qarkulluan nga shtëpia diskografike “Juliamos” e kompozitorit Mikis eodoraqis.

***

Në vitin 1989 Aristidh Kola boton librin “Gjuha e Perëndive”, një pjekje, siç nënvizon vetë “për t‟iu përqasur filmave të fesë arehelenike me ndihmën e gjuhës arvanitase”. Njëkohësisht, boton me shpenzime e veta revistën “BESA”, ORGAN I Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë, Kryetar i së cilës qëndroi deri në vitin 1996.
Në vitin 1995, Aristidhi themelon Shtëpinë Botuese “THAMIRIS”, me qëllim botimin e veprave me temë arvanitasit. Po atë vit boton librin që bëri jehonë “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, ku argumenton përzgjedhjen e gabuar të politikës greke që të përkrah S.MillosheviçinTakimi i fundit i Aristidh Kola me emigrantët-Shkurt i vitit 2000. Dhe më pas boton, të pajisur me komentin e tij, Thirrjen e Lidhjes së arvanitasve të Athinës drejtuar vëllezërve shqiptarë më 1899. Po ashtu Fjalorin krahasues të gjuhës arvanitase, germat A dhe B, të Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore, kushtuar studjuesit me të njëjtin EMËR të arbëreshëve të Italisë, dhe pak para se të ndërronte jetë përfundoi librin “ Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indo-evropian” për të cilin punoi më se 10 vjet. Në vitin 1997 filloi të botonte revistën tre mujore “Arvanon”, një variant shumë më i përparuar i “Besës”, me tematikë arvanitase.
Arstidh Kola është nderuar me dy Medalje nga Shteti Shqiptar: me URDHËRIN “Naim Frashëri” më 1994 dhe me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes propozuar me vendin të posaçëm nga Shoqata Atdhetare “Vëllazërimi” ” në muajin Nëntor të vitit 2000, pas vdekjes!Të njohësh Aristidh Kolën, jetën dhe aktivitetin e tij publicistik, letrar, albanologjik, politik etj, është disi e vështirë. Duhet një punë e mirëfilltë shkencore për të përmbledhur në një seri vëllimesh e në disiplina të ndryshme shkencore gjithçka ka lënë pena dhe mendja e tij. Pa dyshim dhe pa e tepruar mund të themi se Aristidh Kola është personaliteti më i madh e më produktiv i Arvanitasve gjatë pesë shekujve të fundit ( pas vdekjes së heroit tonë të madh, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut) . Kontributi i tij në çështjen tonë kombëtare e veçanërisht asaj kosovare është madhor, tepër konkret dhe i mbështetur në prova e argumente të pakundërshtueshme, shkencore, të shtrira këto në kohë e hapësirë. Jam munduar që në një periudhë mjaft të shkurtër kohore të mbledh disa shkrime që janë hartuar të frymëzuara nga jeta e Aristidh Kolës dhe dhembja e ikjes së parakohshme të arvanitasit, që foli me gojën e penën e tij në gjuhën e rilindësve tanë.

Arqile V. Gjata nga historiku i Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi”

f,30
Aristidhi kishte qindra miq e shokë, që e donin dhe e respektonin. Por miqtë e tij më të dashur ishin emigrantët shqiptarë të të gjitha shtresave, niveleve e bindjeve dhe që të gjithë e thërrisnin Profesor Aristidhi.

***

Aristidh Kola lindi më 1944 në Kaskaveli të Thivës. Pas kryerjes së studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës ( 1969) ,punoi si avokat. Më 1985 u zgjodh Kryetar i Lidhjes Arvanite të Greqisë. Braktisi profesionin e avokatit për t‟iu kushtuar tërësisht studimeve arvanite. Botoi revistën “Besa”. si dhe themeloi Qendrën e Studimeve Pellazgjike. Më 1995 themeloi Shtëpinë Botuese “Thamiris”, krijoi Qendrën e Kërkimeve Arvanite me revistën “Arkivi i studimeve arvanite” ( u botua vetëm numri i parë) dhe botoi revistën “Arvanon” ( dolën gjithsej 8 numra) .
Aristidh Kola njihet si autor i librit “Arvanitët dhe origjina e grekëve”, por edhe i librave të tjerë, si “Gjuha e perëndive”, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanite” (vepër e pambaruar) , “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”.
Aristidh Kola u bë veçanërisht i njohur për publikun e gjerë grek dhe për emigrantët shqiptarë më 1999 në kohën e krizës kosovare gjatë debateve televizive nëpër kanalet televizive greke.

***

SEFERINA SERANI ”GLOSSA-GLUHA” NR. 3 SHTATOR-TETOR – 2000

«Engjëlli mbrojtës» i shqiptarëve..në spital përfundoi dorëshkrimin e librit të tij me titull «Prometeu dhe Zeusi», libër për botimin e të cilit do të kujdeset gruaja e tij, znj. Nansi Kola. Ky libër pritet të zgjojë interesim, ngase në të autori ka studiuar dhe ka gjetur lidhjet e lashta që i bashkonin dy trashëgimtarët e hershëm të pellazgëve, albanët dhe helenët. Kola ishte mbrojtës I madh i të vërtetës historike, duke u bërë simbol i saj. Me njohuritë e tij të thella dhe intuitën e hollë ai parashikoi rrjedhën e shumë ngjarjeve, që u vërtetuan nga koha. Kështu, në librin e tij «Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit», Aristidh Kola qëndroi madhështor e bindës para njëanshmërisë pro serbe të mediave greke.
Në paraqitjet e tij përçdo mbrëmje në tele-revistat e shumë kanaleve televizive private greke, gjatë sulmeve të NATO-s mbi serbët, ai mbrojti historinë duke akuzuar politikën antishqiptare të Milosheviçit. Me këtë veprim ai i vinte publikut të painformuar grek përballë dramën e dhimbshme kosovare. Po në këto ballafaqime ai mori edhe provokime e fyerje e deri dhe akuza si «agjent i NATO-si dhe i Shqipërisë», akuza këto që ai i gëlltiti për hir të së vërtetës. Në të njëjtën kohë ai fitoi besimin e çdo shqiptari kudo që ndodhej në Greqi.
Në librin e Historikut të së parës Shoqatë Atdhetare krijur pas viti 1990 Një Jetë me Shoqatën “VËLLAZËRIMI”shkruhet:
-Aristidh Kolës zëdhënësin e së vërtetës, arvanitasin dhe historianin e madh. Shqiptarët, të cilëve ai u fliste shqip, e donin dhe e adhuronin si pak të tjerë, dhe ai vërtetoi me fakte se sa i donte ata. Për këtë, me pajtim unanim të emigracionit shqiptar në Greqi i është bërë kërkesë presidentit të Shqipërisë për dekorimin e tij, gjë që nuk u bë me gjallje të tij ose në ceremoninë e varrimit të Aristidhit.
Por u ndie i nderuar, kur iu komunikua se një rrugë në Gjirokastër mori emrin e tij «Rruga Aristidh Kola».
Aristidh Kola në çdo kohë gëzoi respekt në shtetin e të parëve. Si në vitin 1984, kur kreu i atëhershëm i shtetit shqiptar Enver Hoxha e përgëzon për librin e tij «Arvanitasit», si në vitin 1995 kur Sali Berisha, president i Shqipërisë e priti atë në selinë presidenciale të Republikës duke I akorduar çmimin «Ismail Qemali». Ndërsa në vitin 1998, presidenti i Shqipërisë z. Rexhep Mejdani gjatë vizitës së tij në Greqi kërkoi takim të veçantë me Aristidh Kolën.
Ai kishte miqësi po ashtu edhe me shumë personalitete të politikës, të shkencës e të arteve nga Shqipëria e Kosova. Ai kishte miq në të gjitha shtresat e emigracionit shqiptar në Greqi. Këtë e dëshmoi edhe ceremonia e varrimit të tij, ku të pranishmit, të njoftuar vetëm përmes njëri-tjetrit, erdhën me pikëllim në zemër e lot në sy. Rreth 1000 njerëz, gjysma e të cilëve shqiptarë, i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre besnik. Qeveria shqiptare u përfaqësua nga gjithë personeli i Ambasadës Shqiptare, ndërsa pati edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme. U vendosën kurora me lule nga Presidenti i Republikës Mejdani, kryeministri Meta, ministri i jashtëm Milo, nga Ambasada Shqiptare, nga konsullatat shqiptare në Selanik e në Janinë, ndërsa nga emigracioni shqiptar në Greqi dhjetëra e dhjetëra buqeta lulesh. Fjalën e lamtumirës në emër të arvanitasve të Greqisë e mbajti kryetari I tashëm i Lidhjes, Jorgo Miha dhe zëvendësi i tij Jorgo Gurizi. Në emër të emigrantëve shqiptarë foli zoti Kastriot Kaçupi.

Novruz Abilekaj, i cili ka pasur mundësinë të bëjë disa biseda me mikun e shoqatës dhe vëllanë e shqiptarëve, Aristidhë Kola, shkroi një poezi.1

Përcjellje për A. Kolën

Ari,
Shpresoj m‟i dëgjon këto fjalë:
Njeriu mund të bëhet mizë,
të lëpijë pjatën që ka më pranë,
mund të bëhet edhe pemë gjigande,
të thith ushqim të virgjër,
nga zemra e tokës,
thellë,
tek burimi i parë.
Oh, më dëgjove,
Në fytyrën tënde u shtri buzëqeshja,
Nga sytë e tu fluturuan pëllumbat,

Pregatiti:  Arqile Vasil Gjata 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s